Drejtësi, Administrim Biznesi, Administrim Publik, Financë me drejtim bankë ose kontabilitet, Teknologji Informacioni (Computer science), Infermieri, Mësuesi, Cikel i Ulet dhe Parashkollor, Psikologji dhe Sociologji; Në Hapje: regjizure, aktrim, fotografi dhe Gazetari
Farmaci dhe Stomatologji;
Per Doktorature klikoni ketu
Studentët tanë marrin një edukim intensiv. Ky shkollim përfitohet nëpërmjet petagogëve të cilët janë lider në fushat e tyre akademike. Ambientet e Universitetit Ndërkombëtar ofrojnë studentëve mundësine për të takuar njerëz të ndryshëm nga të gjitha dimensionet e jetes si dhe nga shume vende Perëndimore, duke u krijuar mundësi të pafundme per të ardhmen.
Rektor i Universitetit Nderkombetar te Tiranes
PROF. AGRON LAMAJ
Kryetar i Senatit Akademik
Prof. Dr. Zenun Mulaj
Mbështetes të përhershëm në rrugën e Edukimit Ndërkombëtar:
Prof. Francis Balle
Prof. Michel Meyer
Prof. Paolo Manca
Prof. Phillipe Englehard
Prof. Lars Gosta Andersen
TRANSFERONI STUDIMET PRANE UNIVERSITETIT NDERKOMBETAR TE TIRANES - shkurt 2012!
APLIKONI PER BURSE PER VITIN E RI AKADEMIK 2012-2013!
Çfarë eksperience dhe fasilitetesh bashkëkohore me ofron Universiteti Ndërkombëtar i Tiranës për studimet e mia?
Universiteti Ndërkombëtar i Tiranës (UNT), është i vendosur në një nga zonat më të bukura, të qeta, dhe të gjelbëruara të Tiranës.
UNT, ofron ambiente studimi e zhvillimi të mësimdhënies sipas standardeve të larta të universiteteve perëndimore.
Studentet mund të shfrytezojne bibliotekën dhe sallën e internetit për t’u njohur e adaptuar me të rejat e shkencës.
UNT, i vjen në ndihmë studentëve duke ofruar shërbimin e këshillimit të karrierës për secilin student të asistuar nga pedagogët këshillues.
Lektorët shqiptar dhe të huaj, ofrojnë njohuri dhe eksperience bashkëkohore në fushat e ekonomisë, jurisprudencës, teknologjisë së informaciont, shkencave mjekesore dhe shkencave të edukimit.
Studentet që arrijnë rezultate të larta gjate viteve të studimit, UNT u jep mundësi të studojnë për një/dy simestra pranë universiteteve me të cilat është në nivel bashkëpunimi.
Për vitin akademik 2010-2011, UNT ofron bursa të plota dhe të pjesshme studimi për të gjithë studentet me mesatare mbi 9.00 të shkollës së mesme.
Studentet e UNT kanë asistencen e një personeli të kualifikuar administrativ, në këshillim dhe në shërbim të nevojave të tyre, me profesionalizëm dhe kompetencë.
UNT, si rezultat i bashkëpunimit të tij me organizma të ndryshëm kombëtar dhe të huaj, brenda dhe jashtë vendit, ofron mundësi punësimi dhe internships, për studentët që diplomohen me rezultate të larta.
Motoja e UNT është:
Fito dije shkencore për një të ardhme të sigurtë !
Fito një diplomë universitare që të përmbushë standardet bashkëkohore!
1. Të zhvillojë, të transmetojë dhe të mbrojë dijet me anë të procesit të mësimdhënies.
2. Të përgatisë specialistë të lartë në fushën e shkencave ekonomike, juridike, teknologjisë së informacionit, shkencave mjekesore dhe shkencave të edukimit.
3. Të kryejë studime dhe kërkime në fushën e shkencave ekonomike, juridike teknologjise së informacionit, shkencave mjekesore dhe shkencave të edukimit.
4. Të kryejë kualifikimin shkencor pasuniversitar, programe universitare master, kurse të specializimit dhe kurse të kualifikimit afatshkurtër dhe afatgjatë për ekonomistë, juristë, specialiste të IT, farmacistë, stomatologë, infermierë, mësues, psikologë, sociologë, etj.