Statuti dhe Rregullorja

PDFShtypShpërndaje me Postë Elektronike

Treguesi i artikullit
Statuti dhe Rregullorja
RREGULLORE
Të gjitha Faqet

 

 

STATUTI I SHKOLLËS SË LARTË NDËRKOMBËTARE TË TIRANËS I MIRATUAR NGA MASH

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

 

Neni 1

 

Shkolla e Lartë Ndërkombëtare e Tiranës, është institucion, i krijuar në bazë të ligjit Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe licences së dhënë me vendimin Nr. 281, datë18.03.2009 të Këshillit të Ministrave.

Këtij statuti i nënshtrohen të gjitha njësitë e strukturave organizative dhe mësimore shkencore të Insitucionit të arsimit të lartë, Shkolla e Lartë Ndërkombëtare e Tiranës.

 

Neni 2

 

Shkolla e Lartë Ndërkombëtare e Tiranës është person juridik i njohur me vendimin   Nr. 37622, datë 28.02.2007, të Gjykatës së Rrethit Tiranë.

Adresa e tij është: Rruga: “Fuat Toptani”, nr. 54, pranë vilave gjermane, Tiranë.

Tel. 042451814.

Neni 3

 

Shkolla e Lartë Ndërkombëtare e Tiranës është e përbërë nga tre Fakultete dhe këto janë si më poshtë:

 

  1. Fakulteti i Drejtësisë, Shkencave Sociale dhe të Edukimit, i cili përbëhet nga tre depertamentet e mëposhtme:

 

  1. Departamenti i të Drejtës civile
  2. Departamenti i të Drejtës Publike dhe Penale
  3. Departamenti i Mësuesisë dhe Psikologjisë

 

  1. Fakulteti i Ekonomisë, Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit, i cili përbëhet nga tre departamentet e mëposhtme:

 

  1. Departamenti i Menaxhimit
  2. Departamenti i Financës
  3. Departamenti i Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit

 

  1. Fakulteti i Shkencave Mjekësore, i cili përbëhet nga dy departamentet e mëposhtme:

 

  1. Departamenti i Farmacisë,
  2. Departamenti i Infermierisë  dhe
  3. Qendra e Studimeve dhe Kërkimeve  

 

Shkolla e Lartë Ndërkombëtare e Tiranës rezervon të drejtën e shtimit të numrit të fakulteteve, sipas akteve nënligjore të miratuara nga Këshilli i Ministrave dhe  Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Neni 4

 

Misioni i Shkollës së Lartë Ndërkombëtare të Tiranës

 

Shkolla e Lartë Ndërkombëtare e Tiranës në gjithë veprimtarinë e saj synon në mënyrë të vazhdueshme të arrijë standardet akademike më të larta bashkëkohore kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe të përkrahë aspiratat arsimore dhe arritjet e cilido që kërkon të përfitojë nga Arsimi i Lartë në një mjedis stimulues dhe mirëpritës. Me misionin e saj  ka për qëllim nxitjen dhe zhvillimin shkencor, si dhe kultivimin e ndjeshmërisë dhe ndjenjës së përgjegjësisë dhe angazhimit ndaj njeriut, komunitetit, kulturave, ngjarjeve e çështjeve të ndryshme që shqetësojnë individin dhe komunitetin.

Për të realizuar këtë mision strategjik ajo u përmbahet këtyre qëllimeve kryesore:

  1. Të përgatisë specialistë të lartë, në përputhje me kërkesat dhe nevojat e shoqërisë në ndryshim dhe zhvillim, në fushën e shkencave juridike, të ekonomisë, të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit,  të shkencave mjekësore të psikologjisë, mësuesisë me formim të përgjithshëm nëpërmjet programeve  të studimit të ciklit të parë dhe të dytë të një niveli të përparuar e bashkëkohor teorik, metodik e praktik.
  2. Të kryejë studime dhe kërkime në fushën e farmacisë, të shkencave ekonomike, financiare, Juridike, teknologjisë së informacionit, nëpërmjet programeve të ciklit të dytë e në vazhdim.
  3. Të kryejë kualifikime shkencore të ciklit të dytë dhe te tretë, programe të studimit të formimit të vazhduar për specialiste të lartë të  shkencave  të

teknologjisë së informacionit të shkencave të edukimit, të drejtësisë, të shkencave ekonomike, financiare dhe në të gjitha fushat e tjera. Këto programe studimi do të jenë konkuruese me programet mësimore të Universiteteve më të mira.

  1. Diplomat e ofruara nga Shkolla e Lartë Ndërkombëtare e Tiranës do të jenë në gjuhën “shqip” dhe vleresimi  do të shprehet sipas sistemit shqiptar.
  2. Të tërheqë specialistët më të mirë dhe të inkurajojë me të gjitha mënyrat kontributin e tyre vazhdimisht në rritje në fushat përkatëse.
  3. Të ofrojë kualifikim të vazhdueshëm e bashkëkohor për kuadrot akademike në fushat që mbulon.
  4. Të ndihmojë zhvillimin ekonomik në nivel kombëtar dhe rajonal.
  5. Të kontribuojë në rritjen e standarteve të demokracisë e të qytetërimit të shoqërisë dhe në përgatitjen e të rinjve për një shoqëri të tillë.

 

Neni 5

 

Shkolla e Lartë Ndërkombëtare e Tiranës, është private, ndërkombëtare dhe laike.

 

 

 

 

 

Neni 6

 

Personeli akademik i Shkollës së Lartë Ndërkombëtare të Tiranës gëzon liri akademike në proçesin mësimor dhe në kërkimet shkencore në kuptimin e Ligjit Nr. 9741, datë 21.05.2007 “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.

 

Neni 7

 

Të gjitha mjediset e Shkollës së Lartë Ndërkombëtare të Tiranës gëzojnë paprekshmëri në kuptimin e Ligjit Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.

 

Neni 8

 

Shkolla e Lartë Ndërkombëtare e Tiranës ka të drejtë:

  1. Të hartojë dhe të ndryshojë Statutin dhe Rregulloren gjithmonë në përputhje me Ligjin nr. 9741, datë 21.05.2007 “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe me akte të tjera ligjore e nënligjore në fuqi.
  2. Të organizojë strukturat e brendëshme dhe veprimtarinë e saj në bazë të Statutit, Rregullores dhe Ligjit nr. 9741, datë 21.05.2007 “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe akteve të tjera ligjore e nënligjore në fuqi.
  3. Të miratojë planet dhe programet e veta mësimore, shkencore në përputhje me qëllimin e Institucionit  të Arsimit të Lartë.
  4. Të hartojë dhe aplikojë zhvillimin e pavarur të programeve të studimit dhe të projekteve të kërkimit
  5. Të miratojë tekstet në përdorim të studentëve të saj.
  6. Të përzgjedhë personelin akademik dhe personelin administrativ.
  7. Të përcaktojë kriteret e pranimit dhe të përzgjedhë studentët që regjistrohen çdo vit akademik në programet e studimeve.
  8. Të anëtarësohet në shoqata e organizata kombëtare dhe ndërkombëtare universitare;
  9. Të krijojë lidhje bashkëpunimi me Institucione të Arsimit të Lartë analoge brenda dhe jashtë vendit.
  10. Të mbledhë fonde dhe të përfitojë mjete materiale, sipas rregullave në fuqi, si dhe të drejtën për të realizuar marrëveshje të pavarura me Qeverinë ose organizma të tjerë për trajnime, kualifikime ose për projekte kërkimore; të drejtën për të realizuar marrëveshje me institucione, shoqëri biznesi ose organizata të tjera, vendase ose të huaja, publike ose private; të drejtën për të

 

 

administruar fondet e të ardhura të tjera, që disponojnë sipas mënyrës së përcaktuar nga Ligji.

Neni 9

 

Shkolla e Lartë Ndërkombëtare e Tiranës, detyrohet:

 

  1. Të zhvillojë proçesin mësimor dhe shkencor sipas standarteve të përcaktuara nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës dhe të përgatisë juristë, ekonomistë, mësues, psikologë, farmacistë, infermiere, inxhiniere kompjuteri, si dhe cdo specialist të fushave përkatëse, në varësi të programeve të studimit dhe  fakulteteve të tjera që do të hapen si rezultat i ndryshmit të Statutit dhe miratimit nga Ministria e Arsimit.
  2. Të raportojë në Ministrinë e Arsimit dhe të Shkencës në fund të çdo viti akademik për veprimtarinë e saj mësimore, përbërjen e stafit akademik, si dhe tarifat e shkollimit për vitin në vazhdim, për secilin program studimi.
  3. Në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe të Shkencës të kryejë brenda afatit të përcaktuar në ligj, proçesin e akreditimit, i cili bëhet i njohur për publikun.
  4. Të përballojë me shpenzimet e veta proçesin mësimor dhe shkencor. Kostoja e përgatitjes së studentëve do të jetë shumë herë më e lartë se ajo e studentëve në shkollat publike.

 

KREU  II

ORGANET  DHE AUTORITETET DREJTUESE TË SHKOLLËS SË LARTË NDËRKOMBËTARE TË TIRANËS

Neni  10

Organet Drejtuese

 

Organet Drejtuese të Shkollës së Lartë Ndërkombëtare të Tiranës janë: Bordi i Drejtuesve, Këshilli i Fakultetit, Rektorati, Senati akademik, .

 

Organi drejtues i shoqërisë është Bordi i Drejtuesve.

 

Neni 11

Bordi i Drejtuesve

 

1. Bordi i Drejtuesve është organ epror kolegjial më i lartë vendimmarrës i Institucionit. Ai vendos për problemet më të rëndësishme të institucionit në fushën e mësimit, kërkimit shkencor dhe atë administrativ e financiar dhe të pronave të tij.

2. Bordi i Drejtuesve përbëhet nga Kryetari dhe dy anëtarë të zgjedhur nga Shoqëria Themeluese. Kryetari i Bordit të Drejtuesve është Drejtuesi i Shoqërisë Themeluese, ose një kandidaturë e propozuar prej tij.

 

Neni 12

Funksionet e Bordit të Drejtuesve

Funksionet kryesore dhe detyrat e Bordit të Drejtuesve janë:

 

  1. Miraton planin disa vjecar të zhvillimit të Shkollës së Lartë të propozuar nga rektorati;
  2. Miraton projektbuxhetin e institucionit;
  3. Miraton raportin financiar vjetor të propozuar nga rektorati dhe shqyrtuar nga Administratori
  4. Vendos për hapjen dhe mbylljen e fakulteteve  dhe njësive të tjera të përfshira në strukturën e shkollës së lartë , si dhe të programeve të reja të studimit në të tre ciklet e studimit.
  5. Miraton kuotat e pranimit të studentëve
  6. Emëron dhe shkarkon Rektorin dhe kancelarin e Shkollës së Lartë;
  7. Përcakton strukturën dhe numrin e personelit në të gjitha nivelet dhe strukturën e pagave, sipas propozimeve të rektoratit;
  8. përcakton pagesën e vitit shkollor, kohën në të cilën duhet të shlyhet pagesa si dhe masën e bursës që do të jepet;
  9. Shfuqizon vendimet e rektorit dhe të kancelarit, kur ato bien ndesh aktet ligjore a nënligjore në fuqi, statutin, rregulloren, vendimet e bordit si dhe me vetë politikat e kësaj shkolle të lartë

 

Neni 13

Rektorati

 

Rektorati është organ kolegjial ekzekutiv, që përbëhet nga:

  1. Rektori;
  2. Dekani i çdo fakulteti dhe njësie tjetër kryesore dhe Drejtori i Qendrës së Studimeve dhe Kërkimeve
  3. Kancelari .

 

 

 

Rektorati raporton një herë në semestër në Senatin Akademik dhe në Bordin Drejtues. Rektorati kryesohet nga Rektori.

Funksionet kryesore të Rektoratit janë:

  1. Harton planin disavjeçar të zhvillimit të Institucionit;
  2. Zbaton të gjitha vendimet e Bordit Drejtues
  3. Harton programin vjetor të veprimtarive në përputhje me planin disavjecar të institucionit dhe ndjek zbatimin e tij pas miratimit nga senati nakademik.
  4. Formulon kriteret dhe shpërndarjen e burimeve financiare, materiale dhe njerëzore;
  5. Harton dhe propozon projektbuxhetin për miratim në Bordin e Drejtuesve;
  6. Harton planin e investimeve dhe të përdorimit të fondeve në bazë të kërkesave të njësive kryesore dhe vendosjes së përparësive në zhvillimin e aktiviteteve në Shkollën e Lartë;
  7. I propozon Bordit Drejtues strukturën e përgjithshme dhe numrin e personelit të Shkollës së Lartë në të gjitha nivelet;
  8. Paraqet rekomandime për projektet për programet e studimeve të kërkimit shkencor dhe ndryshimet e nevojshme strukturore për realizimin e tyre;
  9. Harton kriteret e përzgjedhjes së stafit akademik;

10. Shqyrton rezultatet e raporteve të vlerësimit vjetor të cilësisë;

11. Monitoron dhe publikon rezultatet e vlerësimit të veprimtarive në Shkollën e Lartë

12. Harton raportin vjetor të veprimtarisë mësimore-kërkimore dhe ia paraqet senatit akademik për miratim

13. Harton raportin vjetor financiar dhe ia paraqet  Bordit Drejtues për miratim

14. Harton raportin vjetor të veprimtarisë financiare dhe ia paraqet Bordit Drejtues

15. Përgatit rregulloren e tij të punës dhe ia paraqet Senatit Akademik për miratim

 

Neni 14

Senati akademik

Senati akademik është organ kolegjial vendimmarrës që përcakton politikat e zhvillimit të institucionit.

Anëtarët ë Senatit Akademik përfaqësojnë personelin mësimor e shkencor dhe duhet të kenë titull dhe /ose grada shkencore. Ata mund të jenë pedagogë të brendshëm ose të jashtëm.

Senati akademik përbëhet nga 11 anëtarë, 10 prej të cilëve zgjidhen nga personeli akademik, 1 prej tyre është përfaqësues i studentëve. Rektori është anëtar i Senatit akademik për shkak të detyrës.

Senati Akademik mblidhet në seanca të zakonshme me thirrjen e Kryetarit të Senatit. Rendi i ditës propozohet nga Kryetari i Senatit dhe miratohet nga Senati. Ai mund të mblidhet edhe në seanca të jashtëzakonshme me thirrjen e Kyetarit të Senatit.

 

 

 

Senati akademik ka këto funksione kryesore:

 

  1. Garanton respektimin e parimeve të autonomisë dhe lirisë akademike, si dhe të drejtat e studentëve
  2. Rishikon planin disavjecar të zhvillimit të Shkollës së Lartë dhe programin vjetor të veprimtarisë së tij dhe I bën propozimet përkatëse Bordit Drejtues
  3. Miraton ndryshimet e mundshme që mund ti bëhen statutit me dy të tretat e votave.
  4. Miraton rregulloen e brendshme të Shkollës së Lartë Ndërkombëtare të Tiranës si dhe rregulloret që janë në kompetencë të tij si dhe ndryshimet e mundshme që mund ti bëhen rregulloreve
  5. Miraton drejtimet e zhvillimit të Shkollës së Lartë Ndërkombëtare të Tiranës dhe politikat e kërkimit shkencor të saj
  6. Vlerëson veprimtarinë mësimore –kërkimore shkencore të personelit akademik
  7. Shqyrton programet e reja të studimit, të kërkimit dhe zhvillimit si dhe cdo ndryshim në programet egzistuese dhe ia kalon për miratim Bordit Drejtues
  8. Miraton planet mësimore të secilit program studimi;
  9. Vlerëson dhe miraton programet e reja të studimit, të kërkimit dhe zhvillimit dhe hapjen, ndryshimin ose mbylljen e njësive mësimore ose kërkimore;
  10. Vlerëson dhe garanton aktivitetet për sigurimin e brendshëm të cilësisë në shkollën e lartë në përputhje me standartet europiane e kombëtare të cilësisë dhe garanton implementimin e tyre
  11. vlerëson dhe miraton raportin vjetor të Rektoratit  mbi veprimtarinë mësimore-kërkimore;
  12. Siguron që kryerja dhe vlerësimi I mësimnxënies(mënyra e vlerësimit të studentëve)  të bëhet në përputhje me standartet e  institucionit, që garantojnë cilësinë dhe transparencën e duhur.
  13. I propozon rektoratit vendosjen e lidhjeve me shkolla të larta të vendit e të huaja, anëtarësimin në shoqata kombëtare e ndërkombëtare që shfaqin interes për procesin mësimor e shkencor;
  14. Shqyrton dhe miraton manualin e procedurave si dhe gjithë dokumentacionin tjetër të cilësisë dhe I propozon rektorit ndryshimet për miratim;
  15. Vlerëson, garanton dhe mban përgjegjësi për për sigirimin e brendshëm të cilësisë në institucion, në përputhje me standartet shtetërore
  16. Shqyrton raportet e rishikimit periodik të programeve të studimit dhe propozon masa për zgjidhjen e problemeve
  17. Propozon ndryshime në kriteret e pranimit të studentëve
  18. Shqyrton cështje apo problematika që gjykohen të arsyeshme nga Bordi I Drejtuesve

 

 

Neni 15

Këshilli I Fakultetit

 

Cdo fakultet ka një këshill të fakultetit. Këshilli i Fakultetit është organ kolegjial vendimmarrës, që programon e përcakton në bazë të propozimeve të departamenteve, përdorimin e burimeve njerëzore dhe materiale në dispozicion të fakultetit. Ai propozon për programe të reja studimi ose kërkimi shkencor, për hapje,

ndryshim ose mbyllje departamentesh ose njësish të tjera, merr vendime për problemet financiare të fakultetit, në përputhje me autoritetin e deleguar atij, shqyrton dhe miraton raportin vjetor të dekanit për veprimtarinë mësimore dhe kërkimin shkencor. Këshilli i fakultetit i propozon senatit akademik strategjinë e zhvillimit të fakultetit dhe mbikqyr realizimin e tij.

Këshilli i fakultetit përbëhet nga anëtarë të personelit akademik të ndara për fakultetin plus një përfaqësues nga studentët për cdo vit shkollor.  Këshilli i Fakultetit kryesohet nga Dekani. Funksione të tjera të tij do të parashikohen në rregulloren e Fakultetit përkatës.

 

Neni 16

Këshilli i Etikës

 

Këshilli i Etikës në Shkollën e Lartë Ndërkombëtare të Tiranës është një organ kolegjial këshillimor, i cili diskuton probleme të etikës së jetës universitare. Ai i bën propozime Rektorit për këto cështje:

 

  1. Parimet etike bazë të veprimtarisë së përgjithshme të Shkollës së Lartë në funksion të mbrojtjes dhe të sigurimit të të drejtave themelore të njeriut;
  2. të shqyrtojë dhe të japë mendime për trajtimin e rasteve të vecanta , ose problematike që mund të lindin në veprimtarinë e Shkollës së Lartë;
  3. të sygjerojë zhvillimin e veprimtarive etike dhe kulturore në funksion të kultivimit dhe zhvillimit të vlerave etike dhe humane.

 

Anëtarët e Këshillit të Etikës përzgjidhen nga Senati Akademik.

Ai përbëhet nga:

  1. Kryetari i emëruar nga Rektorati/Rektori
  2. Administratori i Shkollës së Lartë
  3. Një specialist i etikës
  4. dy përfaqësues të stafit akademik të Shkollës së Lartë.

 

Neni 17

Autoritetet Drejtuese

 

Autoritetet drejtuese të Shkollës së Lartë Ndërkombëtare të Tiranës janë: Administratori, Rektori,  Dekanët e cdo fakulteti, Drejtori i Qendrës së Studimeve dhe Kërkimeve, Përgjegjësi i Departamentit dhe Kancelari i Institucionit.

 

Neni 18

Rektori

 

Rektori emërohet nga Administratori i Shoqërisë. Marrëdhëniet me Shoqërinë përcaktohen në kontratën e punës.

Rektori duhet të ketë titullin “Profesor i asocuar”, ose gradën “Doktor”.

Rektori ushtron këto funksione:

  1. Ratifikon marrëveshjet e nënshkruara në emër të institucionit për anëtarësimin e institucionit në organizata kombëtare e ndërkombëtare të arsimit të lartë, për bashkëpunim me institucione të tjera të vendit e të huaja, marrëveshje bashkëpunimi me organizma joqeveritare, donatore vendas e të huaj që mund të ndihmojnë në zhvillimin e institucionit;
  2. I propozon senatit Akademik dhe ndjek punën për hapjen dhe mbylljen e njësive kryesore dhe bazë të institucionit, hapjen ndryshimin  dhe mbylljen e programeve të reja të studimit, kërkimit dhe zhvillimit, të miratuara paraprakisht nga Bordi Drejtues.
  3. Miraton normat vjetore të ngarkesës mësimore shkencore për personelin mësimor shkencor
  4. I propozon Bordit Drejtues kuotat e pranimeve të studentëve në shkollën e lartë mbi bazën e rekomandimeve të fakulteteve dhe mundësive për ti mbështetur ato (burime njerëzore, infrastruktura dhe mjetet financiare).
  1. Emëron dhe shkarkon dekanin e fakultetit dhe Drejtorin e Qendrës së Studimeve dhe Kërkimeve Farmaci
  1. Emëron dhe shkarkon përgjegjësit e departamenteve mbi bazë të propozimeve të dekanit dhe dosjeve personale të kandidaturave.
  2. Kryeson komisionin e përzgjedhjes së stafit akademik dhe joakademik mbështetur në kriteret e miratuara dhe dosjet personale të kandidatëve.

 

  1. lidh kontratat e punës me punonjësit që ka nën varësi.
  2. Jep masa disiplinore për punonjësit që ka nën varësi.
  3. Mban përgjegjësi dhe organizon punën për sigurimin e brendshëm të cilësisë në institucion
  4. Nënshkruan diplomën dhe suplementin e diplomës për cdo program studimi në të gjitha ciklet e studimit pa të drejtë delegimi firme.
  5. Kryeson senatin akademik.
  6. Ngre komisione e grupe pune për cështje, studime e veprimtari të vecanta.
  7. Jep leje për hyrjen e forcave të rendit në mjediset e institucionit dhe mund ti thërrasë ato në rast nevoje.

 

Neni 19

Dekani

 

Dekani është autoritet drejtues i Fakultetit dhe emërohet në detyrë nga rektori me miratim të Administratorit. Dekani duhet të ketë të paktën gradën Doktor.

Dekani ka këto përgjegjësi:

  1. Organizon, drejton dhe kontrollon të gjithë punën mësimore shkencore dhe administrative në fakultet
  2. Miraton programet mësimore brenda fakultetit që drejton dhe ndjek zbatimin e tyre (e planeve dhe programeve mësimore).
  3. Harton planet mësimore dhe ia kalon për miratim Senatit Akademik.
  4. Propozon Rektorit normat vjetore të ngarkesës mësimore shkencore për personelin mësimor shkencor.
  5. Shqyrton rezultatet e raporteve të vlerësimit vjetor të cilësisë në fakultet.
  6. Organizon punën për kryerjen e vlerësimin e brendshëm në fakultet.

 

  1. Organizon punën për hartimin, monitorimin, rishikimin periodik, të programeve të studimit të fakultetit.
  2. Përcakton anëtarët dhe kryetarët e komisioneve të provimeve të formimit dhe të mbrojtjes së diplomave.
  3. Miraton tezat e provimeve të formimit dhe temat e projekt diplomave.
  4. Vendos për përjashtimin nga fakulteti të studentëve në cdo cikël studimi për rastet e arashikuara në Rregulloren e institucionit
  5. Ndjek plotësimin korrekt të dokumentacionit shkollor nga sekretaria.
  6. Firmos diplomën dhe suplementin e diplomës pas përfundimit të studimeve në të tre ciklet e studimit pa patur të drejtën e delegimit të firmës, personave të tjerë.

 

Neni 20

Drejtori I Qendrës së Studimeve dhe Kërkimeve

 

Drejtori është autoritet drejtues i Qendrës së Studimeve dhe Kërkimeve

dhe emërohet nga rektori me miratim të Administratorit.

Drejtori ka këto përgjegjësi:

  1. Organizon, drejton dhe kontrollon të gjithë punën kërkimore shkencore dhe administrative të QSK.
  2. Drejton punën për hartimin e planit vjetor kërkimor shkencor dhe ia kalon për miratim senatit akademik
  3. Drejton dhe ndjek zbatimin e planit vjetor kërkimor shkencor të miratuar nga senati akademik.
  4. Organizon punën për kërkimin shkencor dhe publikimin e studimeve dhe raporteve shkencore.

 

Neni 21

Përgjegjësi i Depertamentit

 

Departamenti drejtohet nga Përgjegjësi i Departamentit, i cili emërohet nga rektori me miratim të Administratorit.

Këta përgjegjës ushtrojnë autoritetin në njësitë përkatëse dhe kanë këto përgjegjësi:

  1. Drejtojnë  punën për hartimin e planeve mësimore dhe programeve të lëndëve që mbulon departamenti dhe ndjekin  zbatimin e tyre.
  2. Ndjekin dhe koordinojnë aktivitetin shkencor në department në përputhje me planin vjetor.
  3. Drejtojnë punën për hartimin e programeve të studimit.
  4. I propozojnë dekanit masat për shkeljen  e disiplinës në punë për pedagogët
  5. Organizojnë analiza të herëpasherëshme të punës në department.

Neni 22

Kancelari

Kancelari emërohet në detyrë nga Bordi Drejtues me miratim të Administratorit të Shoqërisë. Kancelari është personi përgjegjës, i cili ndjek drejtpërsëdrejti të gjithë mbarëvajtjen ekonomike financiare dhe administartive të institucionit. Kancelari është specialist me formim të lartë  dhe me përvojë të lartë organizuese.

Kancelari ka këto përgjegjësi:

 

  1. Organizon dhe kontrollon të gjithë veprimtarinë ekonomike e administrative të institucionit dhe ndjek korrektesën ligjore
  2. Organizon dhe kontrollon punën për hartimin e projektbuxhetit të institucionit dhe zbatimin e tij.
  3. Organizon dhe drejton veprimtarinë e shërbimeve ndaj të tretëve në institucion dhe propozon Bordit Drejtues tarifat e këtyre shërbimeve.
  4. Drejton punën për pajisjen me bazë materiale mësimore në institucion dhe i paraqet së bashku me rektorin Bordit Drejtues, tarifat e këtyre shërbimeve.
  5. Organizon dhe kontrollon punën për realizimin e gjithë shërbimeve të nevojshme të mirëvajtjes dhe mbarëvajtjes së procesit mësimor.
  6. Bashkërendon me rektorin procedurat për lidhjen dhe zgjidhjen e kontratave të punës me gjithë stafin
  7. Ka në varësi direkte personelin ekonomik – administrativ të institucionit.

Është kryetar i komisioneve të investimeve, të blerjes, të bazës materiale.

 

Neni 23

Departamenti

 

Departamenti është njësia baze mësimore kërkimore shkencore e Fakultetit. Departamenti mbulon disa disiplina shkencore të ngjashme. Objekti i mësimdhënies dhe kërkimit shkencor të Departamentit përfshin disa disiplina të një shkence.

Departamenti nxit, bashkërendon dhe administron veprimtaritë e mësimdhënies, veprimtaritë kërkimore ose artistike, duke respektuar liritë akademike të personelit akademik dhe të drejtën e tij për të shfrytëzuar burimet materiale dhe financiare në dispozicion të departamentit.

Departamenti do të këtë në përbërje të tij të paktën 7 anëtarë efektive si personel akademik, ndër të cilët të paktën 3 duhet të jenë me grada e tituj

.

KREU III

ADMINISTRATA

Administrata e Shkollës së Lartë Ndërkombëtare të Tiranës përbëhet nga:

  1. Administratori
  2. Njësia e sigurimit të brendshëm të cilësisë
  3. Sekretaria Mësimore
  4. Zyra e marrëdhënieve me jashtë
  5. Zyra e burimeve njerëzore
  6. Zyra e Asistencës Ligjore
  7. Zyra e financës
  8. Zyra e mardhënieve me publikun dhe e promovimit
  9. Qendra e kërkimit shkencor
  10. Zyra e kurrikulës dhe politikave të zhvillimit
  11. Bibliotekë
  12. Protokoll
  13. IT dhe pajisje elektronike (ngritja dhe mirëmbajtja e e sistemit të rrjeteve të komunikimit të brendshëm, mirëmbajtja e të gjitha pajisjeve elektronike)
  14. Mirëmbajtje dhe shërbime (personeli teknik i mirëmbajtjes dhe ruajtjes së ambienteve, pastrimit etj)

 

Kualifikimi dhe eksperiencat që duhet të plotësojë stafi për secilin nga pozicionet e mësipërme jepen në kontratën individuale që lidhet me secilin prej tyre.

KREU  IV

FINANCIMI I SHKOLLËS

 

Neni 24

 

Shkolla e lartë Ndërkombëtare e Tiranës është institucion privat me vetëfinancim. Të ardhurat e saj formohen nga aktiviteti i shoqërisë, nga të ardhura të tjera të ligjshme si dhe nga të ardhurat e studentëve.

Ajo ka të drejtë të pranojë ndihma financiare që lidhen me objektin e veprimtarisë së saj në përputhje me legjislacionin në fuqi të Republikës së Shqipërisë.

Ajo paguan rregullisht taksat, tatimet dhe detyrimet e tjera ndaj shtetit dhe ndaj të tretëve. Pjesa që mbetet përbën fitimin e saj.

 

Neni 25

 

Veprimtaria ekonomike pasqyrohet në bilancet tremujore dhe vjetore të shkollës. Ajo mban kontabilitet të rregullt sipas legjislacionit në fuqi.

 

 

 

KREU  V

STUDIMET UNIVERSITARE

 

Neni 26

 

  1. Programet e studimeve të Shkollës së Lartë Ndërkombëtare të Tiranës zhvillohen në gjuhën shqipe.

 

  1. Studimet në Fakultetet ekzistues si dhe cdo Fakulteti tjetër që do te ngrihet pas ndryshimit të Statutit, do të bëhen sipas  ligjit Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar. Këto programe synojë të pajisin studetët me njohuritë bazë mbi metoda dhe parime shkencore të përgjithshme dhe aftësi specifike në një varietet të gjerë profesionesh e specialitetesh. Në përfundim të programeve të studimeve të ciklit të parë lëshohet nga ana e Shkollës së lartë Ndërkombëtare të Tiranës, Diplomë Bachelor në fushën përkatëse.
  2. Programet e studimeve “Master Profesional” u ofrojnë të diplomuarve, me një

 

diplomë Bachelor, arsimim dhe trajnim të një niveli më të lartë profesional. Programet e studimeve “Master Profesionalr” realizohen me jo më pak se 90 kredite dhe zgjatja normale e një vit e gjysëm. Në përfundim të këtyre programeve të studimeve jepet diploma “Master Profesional” në fushën e studimit të kryer.

 

  1. Programet e studimeve “Master i Skencave” u ofrojnë të diplomuarve, me një diplomë Bachelor ose Master Profesional, arsimim dhe trajnim të një niveli më të lartë shkencor. Programet e studimeve “Master Shkencor” realizohen me jo më pak se 120 kredite dhe zgjatja normale e tyre  dy vjet. Në përfundim të këtyre programeve të studimeve jepet diploma “Master Shkencor” në fushën e studimit të kryer.

 

  1. Programet e studimeve të doktoratës:
    1. programet e studimeve të doktoratës janë programe të studimeve të ciklit të tretë, me karakter plotësisht akademik, që kanë në bazë kërkim shkencor dhe veprimtari krijuese. Në këto programe pranohen kandidatë që kanë fituar diplomë universitare “Master i shkencave”, ose “Master i arteve të bukura.
    2. këto programe të studimeve zgjasin të paktën 3 vite dhe përfshijnë edhe 60 kredite për studime të organizuara teorike;

ç) në përfundim të ciklit të tretë lëshohet diploma për gradën shkencore “Doktor” (Dr).

 

  1. Programet e studimeve specializuese afatgjata:
    1. Programet e studimeve specializuese afatgjata, janë programe të formimit professional, që ofrojnë njohuri për profesione të vecanta në fushën e mjekësisë, të stomatologjisë, të farmacisë, të inxhinierisë, të veterinarisë dhe të drejtësisë etj. Këto programe përfshijnë studime teorike, të kombinuara me aplikime praktike e trajnime profesionale.
    2. Këto programe studimi zgjasin 2 vite akademike dhe përfshijnë jo më pak se 120 kredite.
    3. Në përfundim të programeve të studimeve specializuese afatgjata lëshohet diplomë universitare specializimi me titullin në fushën përkatëse.
  2. Sqarojmë se programet e studimit të ciklit të tretë nuk ofrohen ende nga Shkolla e Lartë Ndërkombëtare e Tiranës, por janë në vizionin e këtij institucioni për tu ofruar në të ardhmen.

 

  1. Diplomat do të shoqërohen me suplementin e diplomës i cili do të përshkruajë, natyrën, nivelin, përmbajtjen dhe rezultatet e studimeve që janë kryer dhe përfunduar me sukses nga mbajtësi i diplomës.

 

Neni 27

 

Vitet kalendarike ndahen në vite akademike. Viti akademik organizohet në dy semestra me së paku 20 orë mësimi leksione, seminare e laboratorë në javë.

 

 

 

 

Neni 28

Pranohen për t’u rregjistruar në programin e studimeve ‘’Bachelor”, dhe Programeve të integruara të studimit të Ciklit të Dytë shtetasit që plotësojnë këto kushte:

  • Diplomën e Maturës Shtetërore së bashku me certifikatën e notave, ose diplomën/dëftesën e shkollës së mesme të fituar jashtë vendit, të vlerësuar të barazvlefshme me të në Shqipëri. Kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme përpara vitit 2011 do të dorëzojnë dëftesë pjekurie të shkollës së mësme;
  • Dokumentin e identifikimit (kartë identiteti, letërnjoftim ose pasaportë). Në dosje mbahet vetëm fotokopja e dokumentit të identifikimit;
  • 2 fotografi;
  • Shtetasit e huaj duhet të paraqesin lejen e qëndrimit në Shqipëri (kopje e noteruar)
  • Në qoftë se kandidati nuk ka dëftesë pjekurie të shkollës së mesme, duhet të paraqesë dublikatë të dëftesës së pjekurisë së lëshuar nga drejtoria e shkollës së mesme ku ka përfunduar shkollën dhe të konfirmuar nga Drejtoria Arsimore Rajonale/Zyra arsimore përkatëse, ose listën e notave të shkollës së mesme lëshuar nga Arkivi Qëndror i Shtetit.

 

  • pranojnë pagimin e tarifës së caktuar mujore ose vjetore.

 

Numri i pranimeve bazohet në mundësitë reale të fakultetit për një mësim normal dhe brenda standarteve të kërkuara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

 

Pranohen për t’u rregjistruar në programin e studimeve “Master Profesional” dhe “Master Shkencor”  shtetasit të cilët:

  • Kopje të noteruar të diplomës së lëshuar në përfunduar të programeve të studimeve të ciklit të parë të shoqëruar me listën origjinale të notave;
  • Dokumentin e identifikimit (kartë identiteti, letërnjoftim ose pasaportë). Në dosje mbahet vetëm fotokopja e dokumentit të identifikimit;

 

  • 2 fotografi;
  • Shtetasit e huaj duhet të paraqesin lejen e qëndrimit në Shqipëri (kopje e noteruar);
  • Studentët, të cilët kanë përfunduar studimet e ciklit të parë në Shkollën e Lartë Ndërkombëtare të Tiranës për tu regjistruar në programet e studimit “Master Profesional” dhe “Master i Shkencave”, nuk janë të detyruar të dorëzojnë dokumentacionin e mësipërm.
  • pranojnë pagimin e tarifës së caktuar mujore ose vjetore.

 

Pranohen për t’u regjistruar në Programet e Studimeve të Formimit të Vazhduar shtetasit shqiptarë dhe të huaj të cilët :

  1. vërtetojnë me dokument zyrtar mbarimin e studimeve universitare Master i Shkencave, në Shqipëri ose jashtë shtetit (ekuivalentuar sipas kritereve të përcaktuara nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës),
  2. plotësojnë të gjitha kushtet e hyrjes të  përcaktuara nga ana e Shkollës së Lartë.
  3. Pranojnë pagimin e tarifës së caktuar mujore ose vjetore.

 

Neni 29

 

Lejohet transferimi i studentëve në vitet ndërmjetëse nga shkollat e tjera universitare, vendase ose të huaja, publike ose private, në Institucionin tonë të Arsimit të Lartë shkolla e lartë dhe anasjelltas dhe brenda programeve të studimeve të Shkollës së Lartë, pasi të bëhet ekuivalentimi i provimeve, sipas planeve mësimore përkatëse.

 

Transferimi lejohet midis programeve të të njëjtit cikël studimesh si dhe nga programet e mëparshme në programet e ciklit të parë.

Procedurat për transferimin e studentëve fillojnë në momentin e paraqitjes së kërkesës nga i interesuari, i cili  e paraqet atë në sekretarinë mësimore së bashku me dokumentacionin e nevojshëm, i cili përbëhet nga:

  1. Vërtetim në lidhje me programin e studimit ku ka qenë i regjistruar;
  2. Listën e detyrimeve të shlyera, kreditet dhe notat e fituara për cdo detyrim;
  3. Planin mësimor dhe programet e lëndëve që ka shlyer;

4. Dëftesën e shkollës së mesme;

5. Dokumentin e identifikimit (kartë identiteti, letërnjoftim ose pasaportë). Në

dosje mbahet vetëm fotokopja e dokumentit të identifikimit;

6. 2 fotografi;

 

Dekani i Fakultetit përkatës ka përgjegjësi të verifikojë legjitimitetin e institucionit të arsimit të lartë nga vjen studenti, niveli i programit të studimit që ka ndjekur studenti. Vendimin për transferimin e studentit e merr dekani pasi këshillohet me departamentin duke pasur parasysh kapacitetin e programit lidhur me numrin total të pranuar të studentëve.

Dekani i fakultetit ngre komisionin e njohjes së ekuivalentimit të lëndëve, në të cilin marrin pjesë përfaqësues të gruplëndëve që do të ekuivalentohen. Ky komision drejtohet nga Dekani i fakultetit.

Komisioni bën ekuivalentimin e disiplinave që ka dhënë studenti me disiplinat tona respektive, duke pasur parasysh kreditet e lëndës, programin e lëndës dhe notën e marrë.

Në bazë të numrit të krediteve të njohura, dekani i fakultetit përcakton vitin e ndërmjetëm ku do të regjistrohet studenti dhe përcakton kreditet debite që duhet të plotësojë studenti në përputhje me programin e studimit ku është pranuar.

 

Neni 30

 

Shkolla e lartë pajis studentët, që kanë përfunduar të gjitha detyrimet e një programi studimi, me diplomën përkatëse, e cila është dokument zyrtar. Diplomat e cdo niveli shoqërohen me suplementin e diplomës dhe planin mësimor. Suplementi i diplomës hartohet nё përputhje me Ligjin nr.9741, datë 21..5.2007 “Për Arsimin e Lartë në Republikën  e Shqipërisë”, i ndryshuar. Ai përshkruan, në veçanti, natyrën, nivelin, përmbajtjen, rezultatet e studimeve, që janë kryer dhe përfunduar me sukses nga mbajtësi i diplomës etj. Përmbajtja dhe forma e diplomës dhe e suplementit të diplomës përcaktohen nga Senati I Shkollës së Lartë. Diploma dhe Suplementi I Diplomës do të hartohen në gjyhën shqipe.

Dorëzimi i diplomave bëhet me ceremoni në çdo Fakultet, në prani të Rektorit, përfaqësuesve të Senatit, të profesoratit, administratës së studentëve.

 

KREU  VI

TE DREJTAT DHE DETYRAT E STUDENTËVE

 

Neni  31

 

Studenti e fiton këtë status juridik me rregjistrimin në Institucion (lidhjen e kontrates)  dhe e humbet me marrjen e diplomës ose me përjashtimin e tij nga shkolla.

 

Studenti pajiset me kartën e studentit, e cila është dokument unik. Ai është i detyruar të përmbushë të gjitha detyrimet që rrjedhin nga Statuti dhe rregullorja e kësaj shkolle.

Studenti ka të drejtë:

 

 

  1. të përfitojë nga proçesi mësimor dhe të diplomohet pasi të shlyejë të gjitha detyrimet e përcaktuara në planin mësimor;
  2. të ndjekin leksione, seminare dhe të gjitha veprimtaritë e tjera mësimore, të organizuara në përputhje me statusin e tyre;
  3. të përdorin mjedise në biblioteka, salla kompjuterash dhe shërbime të tjera që ofrohen për studentët nga institucioni për realizimin e programit mësimor;
  4. të organizohet në shoqata studentore jopolitike, sipas përcaktimeve të akteve ligjore përkatëse;
  5. Të përfaqësohet në senatin akademik;
  6. të marrë pjesë në veprimtari artistike, kulturore, sportive dhe argëtuese të organizuara nga shkolla jashtë proçesit mësimor;
  7. të ndikojë në përmirësimin e proçesit mësimor nëpërmjet formave demokratike të shfaqjes së vullnetit;
  8. të dëgjohet nga organizmat përkatëse, para se të merret ndonjë masë ndëshkuese kundër tij.

Studentët kanë detyrë:

1.         të zbatojnë rregullat e hartuara nga institucioni;

2.         t'u kushtojnë vëmendjen e duhur studimeve dhe të marrin pjesë në veprimtaritë akademike;

3.         të paguajnë tarifat e shkollimeve dhe të shërbimeve që u ofron

4.         të respektojnë rregullat e etikës të përcaktuara në Rregulloren e Studentit të Shkollës së Lartë

5.        të tregojnë vëmendjen e duhur ndaj të drejtave të personelit dhe të studentëve të tjerë.

 

Neni 32

Këshillat e studentëve

 

Këshillat e studentëve janë organizime të pavarura të studentëve në Shkollën e Lartë , të cilat nuk zhvillojnë veprimtari politike dhe ekonomike. Ky Këshill promovon pjesëmarrjen e studentëve dhe koordinon përfaqësimin e tyre në organet drejtuese të Shkollës së Lartë, në strukturat mësimore-kërkimore dhe të shërbimeve.

Këshillat e studentëve zgjidhen çdo vit nga votat e studentëve dhe mbështeten në legjislacionin në fuqi.

Këshillat e studentëve organizohen në nivel  me përfaqësues nga të gjitha fakultetet përbërëse

Këshilli I Studentëve nuk mund të organizohet me struktura të tjera politike e jopolitike, jashtë Shkollës së Lartë.  Modalitetet dhe procedurat për krijimin, organizimin dhe funksionimin e tyre përcaktohen në përputhje me këtë Ligjin nr.9741, datë 21.5.2007 “Për Arsimin e Lartë në R.Sh.”, mbështetur edhe në propozimet e paraqitura nga studentët pa rënë në kundërshtim me Statutin dhe Rregulloren e Shkollës së Lartë .

Shkolla e Lartë  mbështet Këshillin e Studentëve dhe financon veprimtari të tyre.

 

KREU  VII

PUNËSIMI DHE KUALIFIKIMI

 

Neni 33

Punësimi

 

Personeli në këtë  Institucionin  përbëhet nga:

  1. personeli akademik (punonjësit mësimorë e shkencorë) të brendshëm e të jashtëm;

 

  1. personeli ndihmës mësimor – mësimor shkencor,
  2. personeli administrativ;

Vendet e punës për shkronjën “a” dhe “b” të përmendura më sipër fitohen në bazë të konkursit

 

Neni 34

Personeli akademik i ftuar

 

Për të plotësuar nevojat e procesit mësimor në Shkollën e Lartë këshillat e fakulteteve, me propozim të departamenteve, ftojnë për veprimtari mësimore e kërkimore personel akademik, sipas kërkesave të vendit të punës, për periudha semestrale ose njëvjeçare të përsëritshme. Përzgjedhja e personelit akademik të ftuar kryhet nga ana e Dekanit të Fakultetit përkatës dhe duhet të kombinojë nevojën e departmanetit për mësimdhënie ose kërkim shkencor me kualifikimet e tyre. Kritere të detajuara për aktivizimin dhe përzgjedhjen e lektorëve të ftuar përcaktohen në rregulloret e Fakulteteve përkatëse kryesore

 

Neni 35

Personeli akademik me kontratë

 

Shkolla e Lartë do  të punësojnë me kontratë personalitete, vendase ose të huaja, për periudha të shkurtra kohe. Ky personel punësohet me vendim të Rektorit, sipas propozimeve të Dekanëve të Fakulteteve të Institucionit.

Institucionet e arsimit të lartë kanë të drejtë të punësojnë, mbi bazën e një kontrate të përkohshme, edhe studentë në procesin e kryerjes së studimeve të ciklit të dytë për diplomën MND si dhe personat qe studiojne ne ciklin e trete, të cilët mbështesin profesorët udhëheqës në procesin mësimor dhe gjatë kësaj periudhe trajtohen si “Lektor”.

 

 

Institucionet e arsimit të lartë kanë të drejtë të punësojnë, mbi bazën e një kontrate të përkohshme, edhe studentë në procesin e kryerjes së studimeve të doktoratës dhe të përgatitjes së disertacionit për gradën shkencore “Doktor”, të cilët mbështesin profesorët udhëheqës të disertacionit në procesin mësimor dhe gjatë kësaj periudhe trajtohen si “Lektor

 

Neni 36

Kontrata e Punës

 

Kontrata e punës për personelin adminitrativ në shërbim të Rektoratit lidhet nga Rektori, ndërsa në shërbim të fakultetit lidhet nga dekani me miratimin paraprak te Administratorit të Shoqërisë.

Kontratat e punës me punonjësit me personelin akademik, të brendshëm e të jashtëm mund të lidhet pa afat ose me afat një vjeçar ose ne varesi te procesit mesimor perkates. Rinovimi i kontratës bëhet në funksion të rezultateve dhe vlerësimit të cilësisë në fushë të mësimdhënies dhe të punës kërkimore shkencore.

Kontrata e punës, Kushtet e punës e të trajtimit të parashikuara në kontratë, lloji i kontratës, kohëzgjatja dhe gjithçka tjetër që ka të bëjë me marrëdheniet juridike të punës, zgjidhen në përputhje me këtë Statut, me Kodin e Punës së Republikës së Shqipërisë  dhe akteve nënligjore në zbatim të tyre

 

Neni 37

Koha e punës dhe e pushimit

 

Koha e punës për personelin është jo më tepër se 40 orë në javë dhe jo më shumë se 8 orë në ditë. Kjo kohë punë mund të jetë më e shkurtër për personelin akademik.

Pushimi vjetor për punonjësit mësimorë e shkencorë është 12 ditë pushim i zakonshëm, plus 36 ditë pushim plotësues, sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 220, datë 24.05.1994.

Problemet e tjera lidhur me kohën e punës dhe të pushimit përcaktohen në kontratën e punës, sipas legjislacionit në fuqi.

 

Neni 38

Norma mësimore shkencore

 

Punonjësit mësimorë e shkencorë janë të detyruar të plotësojnë normën mësimore shkencore, sipas përcaktimeve në kontratën e punës. Kualifikimi shkencor dhe rezultatet në punë lidhen drejtëpërsëdrejti me nivelin e pagës.

Mungesat në orët mësimore konsiderohen shkelje të rënda të disiplinës në punë.

 

Neni 39

Kualifikimi

 

Personeli akademik gëzon të drejtën e kualifikimit shkencor pasuniversitar, sipas kritereve të përcaktuara në Ligjin nr.9741, datë 21.5.2007 “Për Arsimin e Lartë në R.Sh.” dhe në aktet e tjera nënligjore.

Ky kualifikim mund të bëhet brenda Shkollës së Lartë  jashtë saj, brenda ose jashtë vendit.

Kualifikimi shkencor i ciklit të tretë për personelin akademik inkurajohet dhe krijohen lehtësitë e mundshme, sipas përcaktimeve në kontratën e punës.

 

KREU VIII

 

Neni  40

VULA ZYRTARE DHE STEMA

Institucioni i arsimit të lartë privat “Shkolla e Lartë Ndërkombëtare e Tiranës” ka vulën zyrtare ku shkruhet “UNIVERSITETI NDËRKOMBËTAR TIRANË”.

Institucioni ka edhe stemën e vet me të njëjtin mbishkrim.

 

 

KREU  IX

DISPOZITA TË FUNDIT

Neni 41

 

Bashkelidhur me këtë Statut, shkolla e larte ka edhe Rregulloren e vet, e cila rishikohet, të paktën, një herë në tre vjet nga Senati, si dhe rregulloret për cdo program studimi.

 

Fakultetet  si dhe njësitë e tjera të kësaj shkolle hartojnë rregulloret e veta.

 

 


RREGULLORE E

SHKOLLES SE LARTE NDERKOMBETARE TE TIRANES

 

KREU I

 

DISPOZITA TE PËRGJITHSHME

Neni 1

Rregullorja Themelore (më poshtë “Rregullorja”) e Shkollës së Lartë Ndërkombëtare të Tiranës (më poshtë Shkolla e lartë)  mbështetet në ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, në aktet nënligjore të dala në zbatim të tij, licencën e dhënë me Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 281, datë 18.03.2009 “Për  licencimin e institucionit privat “Shkolla e Lartë Ndërkombëtare e Tiranës” dhe në statutin e këtij institucioni.

Të drejtën për ndryshime në Rregulloren e Shkollës se lartë e ka Senati i Shkollës së Lartë me miratim të Drejtuesit të Shoqërisë .

 

Neni 2

Kjo Rregullore i bashkëlidhet Statutit te Shkollës së Lartë dhe e shtrin veprimin mbi gjithë njësite përbërëse të këtij institucioni.

 

 

KREU II

 

STRUKTURA ORGANIZATIVE

 

Neni 3

 

Shkolla e lartë Ndërkombëtare e Tiranës është strukturë e përbërë që realizon arsimin e lartë duke ofruar fillimisht programe të studimeve të ciklit të parë, programe të studimeve të ciklit të dytë dhe më pas programe të studimeve të ciklit të tretë. Shkolla e lartë përbëhet nga fakultete.

 

Në përbërje të këtij institucioni përfshihen si organe drejtuese:

- Bordi i drejtuesve, Senati Akademik, Rektorati dhe Këshilli i Fakultetit.

Autoritetet drejtuese të Shkollës së lartë janë:

- Rektori, Zv. Rektori, Dekanët e çdo fakulteti, Kancelari, Drejtori i qendrës së studimeve dhe kërkimeve, Përgjegjësi i departamentit.

 

Njësitë përbërëse të Shkollës së larte janë si më poshtë:

 

  1. Fakultetet si njësi kryesore
  2. Departamentet dhe
  3. Qendra e kërkimi dhe zhvillimit si njësi bazë.

 

 

KREU 3

 

 

AUTORITETET DHE ORGANET DREJTUESE TE SHKOLLA E LARTE

 

Neni 4

Rektori, Zëvendës Rektori dhe Senati Akademik

Rektori është autoriteti drejtues i Shkollës së lartë. Ai përfaqëson Shkollën e lartë dhe vepron në emër dhe për llogari të saj. Rektori emërohet me vendim të drejtuesit të shoqërisë.  Marrëdhëniet me Shoqërinë përcaktohen në kontratën e punës.

Kompetencat e tij janë përcaktuar në Statutin e këtij institucioni.

 

Zëvendësrektori emërohet nga Rektori me pëlqimin e Administratorit dhe duhet të ketë titull të lartë akademik, si dhe përvoja të konsiderueshme në fushën administrative, akademike, shoqërore, kërkimore dhe shkencore. Zëvendës Rektori :

  • Garanton bashkë me Rektorin cilësinë akademike në të gjitha nivelet,
  • Mbikëqyr përgatitjen e kalendarit akademik dhe programin e lëndëve,
  • Mbikëqyr këshillimin akademik,
  • Këshillon studentët për marrjen e lëndëve, programin e diplomimit dhe për mënyrat efikase të studimit,
  • Propozon kurrikula,
  • Siguron vlerësimin e vazhdueshëm dhe të efektshëm të pedagogëve, pyetësorët e studentëve, vëzhgimin e mësimdhënies, materialet mësimore, zbatimin e drejtësisë në vlerësimin e studentëve,
  • Sugjeron trajnime dhe projekte të zhvillimit të burimeve njerëzore akademike,
  • Bashkëpunon me sektorin e kërkimeve për zhvillimin e programeve kërkimore dhe merr pjesë në kërkime dhe në projekte të zhvillimit institucional,
  • Merr pjesë në cdo aktivitet të SHLNT,
  • Merr pjesë në takimet javore administrative,
  • Vlerëson raporte departamentale,
  • Zëvendëson Rektorin në rastet kuar ai nuk është i pranishëm.

Senati akademik është organ kolegjial vendimmarrës i Shkollës së Lartë. Ai vendos për problemet më të rëndësishme mësimore shkencore të këtij institucioni.

 

Senati përcakton politikat e zhvillimit të Institucionit, programon, bashkërendon, drejton dhe kontrollon veprimtaritë e mësimdhënies e të kërkimit shkencor dhe vlerëson efikasitetin e tyre, si dhe vendos për problemet më të rëndësishme mësimore dhe shkencore të kësaj Shkolle.

Kompetencat e tij janë përcaktuar në Statutin e këtij institucioni.

 

 

Neni 5

Dekani dhe Këshilli i Fakultetit

Dekani është autoriteti drejtues i Fakultetit dhe emërohet në detyrë me propozim të Rektorit dhe me miratim të drejtuesit të shoqërisë. Marrëdhëniet me Shoqërinë përcaktohen në kontratën e punës.

Kompetencat e tij janë përcaktuar në Statutin e kësaj Shkolle të lartë.

Këshilli i Fakultetit është organ kolegjial vendimmarrës, që programon e përcakton në bazë të propozimeve të departamenteve, veprimtarinë e mësimdhënies dhe kërkimit shkencor të fakultetit. Kompetencat e tij janë përcaktuar në Statutin e këtij institucioni.

 

Neni 6

Kancelari

Kancelari është specialist me formim të lartë ekonomik apo juridik dhe me përvojë të lartë organizuese.

Kancelari është kreu i strukturës administrative të Shkollës së Lartë dhe përgjigjet para Rektorit dhe Bordit të Drejtuesve për mbarëvajtjen e veprimtarisë së kësaj strukture. Kancelari emërohet nga Kryetari i Bordit. Marrëdhëniet me Shoqërinë përcaktohen në kontratën e punës.

Kompetencat e tij janë përcaktuar në Statutin e kësaj Shkolle të lartë.

 

Neni 7

Përgjegjësi i departamentit

 

Përgjegjësi i departamentit është autoriteti më i lartë drejtues për njësinë bazë mësimore kërkimore. Përgjegjësi i departamentit propozohet edhe nga Dekani ndërmjet anëtarëve të stafit akademik të brendshëm të departamentit, emërohet nga Rektori pas miratimit nga vetë Rektori dhe Administratori.

Kompetencat e tij janë përcaktuar në Statutin e këtij institucioni.

Neni 8

Përgjegjësi i Qendrës së Kërkimit dhe Zhvillimit

 

Përgjegjësi i Qendrës së Kërkimit dhe Zhvillimit është drejtuesi për njësinë bazë mësimore kërkimore. Përgjegjësi i Qendrës së Kërkimit dhe Zhvillimit zgjidhet nga stafi i brendshëm i departamentit, emërohet nga Rektori pas miratimit nga vete Rektori dhe Administratori.

 

Detyrat dhe kompetencat e tij janë:

  1. Drejton punën shkencore në fushat që mbulon departamenti duke kryer veprimtari mësimore-shkencore dhe të zhvillimit;
  2. Bën analiza të punës mësimore-kërkimore në departament së bashku me përgjegjësin e departamentit dhe propozojnë masa për përmirësimin e mëtejshëm të saj.

 

Neni 9

Personeli akademik

 

Personeli akademik përbëhet nga Profesorët, Profesorët e asocuar, Docentët, Doktorët dhe Lektorët, të brendshëm dhe të jashtëm.

Pedagogët e brendshëm e të jashtëm përzgjidhen me konkurs, nëpërmjet aplikimeve të paraqitura.

Për zhvillimin e konkursit ngrihet një komision i përbërë nga pedagoge me përvojë të departamentit, nga përfaqësues të dekanatit dhe të rektoratit.

Kontrata e  kandidatit të përzgjedhur nënshkruhet nga Rektori.

Pedagoget e huaj pranohen në bazë të marrëveshjeve dypalëshe.

 

KREU 4

STRUKTURA ADMINISTRATIVE

Neni 10

Detyrat dhe përgjegjësitë

Organet administrative janë të ngarkuara me zbatimin e detyrave të caktuara. Çdo organ është përgjegjës përpara organit epror. Çdo anëtar i personelit është i detyruar të ruajë fshehtësinë e informacionit të përfituar prej detyrës së tij dhe çdo të dhënë që përmban pozicioni i tij, ndaj palëve të treta.

 

Administrata është e përbërë nga:

 

Njësia e sigurimit të brendshëm të cilësisë, Sekretaria mësimore, Zyra e marrëdhënieve me jashtë, Zyra e burimeve njerëzore, Zyra e asistencës ligjore, Zyra e financës, Zyra e marrëdhënieve me publikun dhe e promovimit, zyra e kurrikulës dhe politikave të zhvillimit, bibliotekë, protokoll/arkiva, IT dhe pajisje elektronike, mirëmbajtje dhe shërbime.

Neni 11

Parimi i hierarkisë

 

Administrata, në të gjitha çështjet administrative, rregullat dhe vendimet vepron mbi bazën e parimit të hierarkisë sipas të cilit urdhrat e organit më të lartë janë të detyrueshme për organin vartës.

 

Neni 12

Delegimi i kompetencave

 

Personeli administrativ, në rast largimi me leje, i paraqet organit epror kërkesën e lejes në të cilin përcaktohet personeli që do e zëvendësojë. Organi epror ruan të gjitha të drejtat e caktimit të personelit zëvendësues. Personeli zëvendësues mban të gjitha përgjegjësitë dhe kompetencat përveç të drejtës së emërimit dhe largimit nga puna.

Neni 13

Delegimi i të drejtës së firmës dhe kompetencave

 

Organet administrative në raste të nevojshme mund t’ia delegojnë të drejtën e firmës ose një pjesë të kompetencave të tyre një organi më të ulët ose personelit më të përshtatshëm vetëm me lejen e organit kompetent të emërimit në detyrë. Delegimi i kompetencave kryhet në mënyrë shkresore, ku përcaktohen fusha e veprimit të kompetencave të deleguara, personi të cilit i delegohen dhe kohëzgjatja e delegimit.

 

Neni 14

Mënyra e zhvillimit të punëve administrative

 

Zhvillimi i punëve të brendëshme të Shkollës së Lartë mund të realizohet në formë të shkruar, verbale dhe elektronike.

Neni 15

Personeli administrativ

 

Personeli administrativ i Shkollës së Lartë punësohet si personel me detyra të caktuara dhe efektiv (full time) në pozicione të ndryshme dhe quhet personel administrativ.

Personeli administrativ minimalisht duhet të plotësojë kushtet e parashikuara më poshtë:

a.         Të ketë arsim të lartë;

b.         Të mos ketë probleme shëndetësore të cilat mund ta pengojnë në kryerjen e detyres;

c.         Të mos jetë i privuar nga të drejtat publike;

ç.         Të mos ketë dënime për kryerjen e një vepre penale.

 

 

KREU 5

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË E PERSONELIT ADMINISTRATIV

 

Neni 16

Detyrat

 

Personeli administrativ i Shkollës së Lartë është i detyruar të zbatojë ligjet në fuqi dhe të kryejë detyrat e caktuara nga drejtuesi. Në të njëjtën kohë, ai është përgjegjës perpara drejtuesit përkatës për kryerjen në mënyrë të saktë dhe të drejtë të detyrave.

Në rast se urdhrat e drejtuesit  janë të paligjshme, ai nuk i zbaton ato dhe vë në dijeni organet më të larta.

 

Neni 17

Ligjshmëria

 

Personeli administrativ detyrohet të  kryjë të gjitha  detyrat e pozicionit të tij me besnikëri, në përputhje me ligjin.

 

Neni 18

Paanshmëria

Personeli administrativ gjatë kryerjes së detyrave të tij nuk mund të bëjë diskriminime mbi baza etnike, gjuhësore, racore, politike, mendimi, filozofike, dhe fetare.

 

Neni 19

Sjellja dhe bashkëpunimi

 

Gjatë kohës së kryerjes së shërbimit dhe jashtë saj, personeli administrativ është i detyruar të tregojë konsideratën dhe besimin e duhur të cilësive zyrtare. Personeli administrativ punon me ndjenjën e bashkëpunimit, e cila është thelbësore.

 

Neni 20

Detyrat dhe përgjegjësitë e personelit drejtues administrativ

 

Personeli drejtues administrativ, në përputhje me dispozitat ligjore, duhet të kryejë ose të japë urdhër të kryhen në kohë dhe pa mangësi detyrat në njësitë përkatëse, të aftësojë personelin vartës në kryerjen e detyrave të tyre. Personeli drejtues administrativ është përgjegjës dhe ka për detyrë të kontrollojë sjelljen dhe gjendjen e personelit. Drejtuesi sillet me drejtësi dhe paanshmëri ndaj personelit vartës dhe përdor drejt pushtetin në përputhje me ligjet në fuqi.

 

Neni 21

Përgjegjësia personale dhe shkaktimi i dëmit

 

Personeli administrativ duhet të tregohet i kujdesshëm dhe i vëmendshëm gjatë kryerjes së detyrave, duhet të mbrojë pronën e Shkollës së Lartë si dhe është përgjegjës për mbajtjen gjithmonë në gatishmëri efektive për shërbim. Në rast se nga  neglizhenca, pakujdesia apo mosmarrja e masave të duhura me qëllim i shkaktohen dëme Institucionit, i punësuari është i detyruar të shlyejë shumën ekuivalente të dëmit të shkaktuar prej tij.

 

Neni 22

Mospërhapja e të dhënave dhe deklaratat në shtyp

 

Personeli administrativ e ka të ndaluar shpërndarjen dhe publikimin e informacionit dhe informimin e organeve të shtypit dhe mediave për punët në Institucion, përvec rasteve kur ai është i autorizuar.

 

Neni 23

Mosnxjerrja jashtë dhe kthimi i  dokumenteve zyrtare, mjeteve dhe materialeve

 

Personeli administrativ nuk mund të nxjerrë jashtë Institucionit ose të përdorë  pa autorizim dokumenta zyrtare, mjete dhe materiale me qëllim përfitim personal. Në përfundim të detyrës së tij, personeli administrativ është i detyruar të kthejë të gjitha ato  që i janë dhënë në përdorim në funksion të detyrës së tij.

 

Neni 24

Ankimimi

 

Personeli administrativ ka të drejtën e ankimimit në lidhje me masat që merren ndaj tij prej eprorëve.

Aplikimet e ankimimit dhe përmbajtja e tyre shqyrtohen në  kohë sa më të shkurtër dhe vendimi i marrë i bëhet i ditur personit të interesuar.

 

Neni 25

Ndalimet

Personeli administrativ nuk mund të kryejë aktivitete ose veprime të cilat pengojnë ofrimin e shërbimit ose ngadalësojnë kryerjen e detyrës së caktuar; nuk mund të marrë pjesë në grevë ose të bëjë propagandë për grevë; nuk mund të marrë dhurata dhe nuk mund të plotësojë interesat e të tjerëve për shkak të punës së tij dhe nuk mund të përhapë të dhëna konfidenciale profesionale.

 

 

Neni 26

Sekretaria mësimore

 

Sekretaria Mёsimore ёshtё njësi administrative që varet nga Kancelari dhe është pёrgjegjёse pёr rregullimin, ndjekjen dhe arkivimin e çdo regjistrimi, tё dhёne, dokumenti apo listё notash qё lidhet me studentin.

 

 

 

 

Sekretaria Mёsimore ka kёto kompetenca:

  1. kryen regjistrimin e personave tё cilёt kanё fituar tё drejtёn pёr tё qenё studentë;
  2. hap dhe ruan njё dosje personale elektronike dhe shkresore pёr çdo student, ku pasqyrohen rezultatet e provimit tё hyrjes nё Shkollёn e Lartё, lёndёt e marra deri nё pёrfundim tё ciklit mёsimor, pёrsёritjet e lёndёve, rezultatet e provimeve, gjendjen e bursёs dhe masat disiplinore nёse janё marrё tё tilla;
  3. arkivon dosjet e regjistrimit të studentёve nё bazё tё vitit dhe programit të studimit;
  4. përgatit listёn e përfundimeve të provimeve dhe ia dorёzon  Sekretarisё sё Fakultetit;
  5. ruan listat e rezultateve tё provimeve të cilat vijnë nga Dekanati;
  6. përgatit transkripte (listё notash) pёr studentin;
  7. pёrgatit dokumente të cilat i dorëzohen institucioneve zyrtare si: Vёrtetim Studenti, Rekomandime dhe dokumente tё tjera tё ngjashme;
  8. bёn rinovimin e regjistrimit tё studentёve çdo fillim semestri;
  9. përgatit dhe shpёrndan kartat e identifikimit tё studentёve;
  10. përgatit diplomat në bazën e listёs së studentёve, tё cilёt kanё fituar tё drejtёn pёr t’u diplomuar dhe ia dorëzon diplomёn studentëve të diplomuar kundrejt firmёs;
  11. evidenton studentёt tё cilёt humbasin tё drejtёn e bursës pёr shkak tё mossuksesit nё mёsime;
  12. ndjek procedurat e studentёve tё cilёt duan tё ndёrpresin studimet universitare, fshin regjistrimet e tyre dhe nё pёrfundim tё cdo viti akademik,  paraqet njё raport mbi shkaqet e ndёrprerjeve pёrpara Senatit;
  13. evidenton studentёt tё cilёt nuk kanё arritur tё pёrfundojnё me sukses studimet brenda afatit maksimal tё dhjetë viteve nga fillimi i tyre;
  14. evidenton studentёt tё cilёt nuk kanë hyrë nё provime;
  15. ruan dokumentet nё tё cilat pasqyrohen rezultatet e provimeve;
  16. informon Dekanatin apo Pergjegjesin e Departamentit, mbi bazёn e kёrkesёs sё kёtyre tё fundit, mbi gjendjen mёsimore dhe të dhënat e regjistrimit tё studentёve dhe tё klasave;
  17. përgatit informacione apo raporte mbi bazёn e kёrkesёs sё organeve administrative shtetërore;
  18. bёn regjistrimin e dokumenteve tё dorëzuara nga studentёt;
  19. arkivon dosjet e studentёve tё diplomuar;
  20. kryen detyra tё tjera tё ngarkuara nga organi epror, nё lidhje me aktivitetin mёsimor-shkencor;
  21. bashkёpunon me anёtarёt e stafit akademik apo me organe tё tjera tё Institucionit pёr publikimin e materialeve (faqeve të internetit) mёsimore në faqen e  internetit tё Shkollёs sё Lartё.

 

Veprimtaria e saj rregullohet nga një rregullore e veçante e miratuar nga rektori.

 

Neni 27

Zyra e burimeve njerëzore

 

Realizon rekrutimin e punonjësve akademik, teknik dhe të administratës në zbatim të Statutit.

Punon për krijimin e mundësive për kualifikimin e punonjësve shkencore, përpunon orientime dhe udhëzime për etiken e punës, për disiplinën në punë dhe trajtimin e punonjësve.

Kryen studime dhe bën propozime për numrin e punonjësve çdo vit.

Ndjek sistematikisht zbatimin e disiplinës në punë në bashkëpunim me strukturat drejtuese te Institucionit.

Kryen testime dhe bën vlerësimin e punës të stafit dhe i përfshin në dosjet përkatëse të punonjësit.

Propozon masa disiplinore për personelin akademik te cilat shqyrtohen dhe miratohen nga Rektori.

Punon për plotësimin e dosjeve për punonjësit akademik dhe administrativ ne përputhje me Kodin e Punës dhe Statutin dhe i arkivon ato.

Mban regjistrin themeltar të punonjësve dhe plotëson librezat e punës.

Përgjegjësi i Zyrës se Burimeve Njerëzore emërohet nga Rektori me miratim të Administratorit.

Neni 28

Zyra e kurrikulës dhe politikave të zhvillimit

 

Zyra e Kurrikulës dhe politikave te zhvillimit ngrihet me urdhër te Rektorit dhe punon sipas nje programi te miratuar prej tij.

Zyra e Kurrikulës përbëhet nga specialiste me përvojë të fushës së arsimit dhe kërkimit shkencor.

Zyra është përgjegjëse për hartimin, përmirësimet dhe ndryshimet e mundshme të kurrikulave të programeve e planeve mësimore ne Shkollën e Lartë Ndërkombëtare të Tiranës.

Kryen vëzhgime dhe studime për realizimin faktik te kurrikulës dhe cilësisë së zbatimit të saj. Problemin që konstaton e bën të ditur përpara strukturave të institucionit.

Kryen studime të tregut të punës dhe formulon propozime për hapjen e programeve te reja apo të studimit, trajnimit dhe kualifikimit.

 

Përgjegjësi i zyrës emërohet dhe varet nga Rektori.

Neni 29

Zyra e Financës

 

Zyra e Financës e SHLNT është njësia administrative që ndjek veprimet ekonomiko-financiare të institucionit. Kjo njësi ka kompetencat e mëposhtme:

 

  1. Ndjek veprimtarinë ekonomiko-financiare të institucionit me përgjegjshmëri dhe cilësi në përputhje me legjislacionin ekonomik në fuqi, Statutin dhe Rregulloren e SHLNT;  
  2. Përgjigjet për listë pagesat, për derdhjet e sigurimeve shoqërore, të taksave dhe tatimeve, për kryerjen e furnizimeve dhe blerjeve të vogla për mbarëvajtjen e përditshme të institucionit, për marrëdhëniet me bankën si dhe për mbajtjen e bilancit të shoqërisë;
  3. Zbaton rregullat e etikës dhe te disiplinës në institucion;
  4. Në bazë te evidencës, paraqet pranë organit pёrkatёs formularin e pagesës mёsimore mujore tё personelit akademik me kohë të pjesshme dhe të plotë.

Kjo njësi koordinon mbarëvajtjen e punës me Sekretarinë Mësimore dhe Kancelarin e institucionit dhe raporton përpara Kryetarit të Bordit të Drejtuesve.

Neni 30

Njësia e sigurimit të brendshëm të cilësisë

Njësia e sigurimit të brendshëm të cilësisë ngrihet nga Rektori dhe kryesohet prej tij. Në të merr pjesë gjithmonë edhe një përfaqësues nga organizimet studentore të institucionit, si dhe një përfaqësues ekspert i jashtëm.

Njësia e sigurimit të brendshëm të cilësisë vlerëson periodikisht efikasitetin e veprimtarive mësimore, kërkimore  dhe të veprimtarive administrative të institucionit dhe ka akses në të gjitha të dhënat e Institucionit dhe publikon rezultatet e vlerësimit të kryer.

 

Neni 31

Zyra e marrëdhënieve me publikun dhe promovimin

 

Shkolla e Lartë Ndërkombëtare e Tiranës e kryen veprimtarinë mbështetur në transparencën, informimin objektiv dhe korrekt te studenteve dhe opinionit publik për veprimtarinë mësimore dhe shkencore qe zhvillon.

Ajo realizon një komunikim permanent dhe është e hapur për të gjitha zyrat informuese që e kërkojnë këtë informacion.

Zyra e marrëdhënieve me publikun bën informimin sistematik te aktivitetit mësimor e shkencor për studentet dhe pedagoget e SHLNT.

Përgatit fletëpalosje, broshura dhe forma të tjera përmes të cilave përcjell informacionin për programet mësimore, tarifat, kriteret e pranimit, rregullat e transferimit te studenteve etj.

Përgatit spote publicitare, banderola, mesazhe promocionale përmes të cilave informon opinionin publik për asetet, veprimtaritë dhe programet që ofron SHLNT.

Neni 32

Zyra e marrëdhënieve me jashtë

 

Në funksion të forcimit të bashkëpunimit dhe te rritjes së cilësisë në mësimdhënie SHLNT përmes Zyrës se marrëdhënieve me jashtë bashkëvepron me Institucione të arsimit të lartë të huaja që ndihmon në zhvillimin e cilësisë së mësimdhënies, veprimtarisë shkencore dhe kualifikimit të stafit akademik.

Përfaqësuesi i marrëdhënieve me jashtë emërohet nga Rektori i Universitetit me miratim të Administratorit dhe varet prej tij.

Vendos kontakte dhe ndërmerr nisma për konsultime me institucione homologe te huaja dhe informon Rektorin për mundësitë e lidhjeve Universitare.

Siguron dokumentacionin përkatës akademik nga institucionet homologe të huaja që shërben si mbështetje për bashkëpunime konkrete.

Përgatit dokumentacionin përkatës për nënshkrimin e marrëveshjeve ndërinstitucionale.

Propozon kalendarin vjetor te ligjëratave nga profesorë të huaj për tematika informuese dhe shkencore.

Propozon organizimin e aktiviteteve të përbashkëta si studime, konferenca, seminare etj ne bashkëpunim me Institucionet homologe të huaja.

Ndjek gjithë procedurat qe lidhen me shoqërimin e personaliteteve akademike te huaja të ftuar nga SHLNT si dhe organizon dërgimin e delegacioneve të SHLNT në vende të tjera.

 

Neni 33

Protokolli/ Arkivi

 

Kryen grumbullimin dhe ruajtjen e dokumenteve te prodhuara nga organet, autoritetet drejtuese dhe administrata e SHLNT.

Korrespondenca e SHLNT kalon gjithnjë përmes Zyrës së Protokollit, e cila i shënon në një regjistër të veçantë.

Zyra e protokollit ka regjistër për komunikim institucional, regjistër për protokollin e brendshëm, regjistër për kontratat dhe regjistër për komunikim të brendshëm.

Përgjegjësi i Zyrës se Protokollit/Arkivit emërohet nga Rektori.

Futja e dokumenteve ne arkiv dhe nxjerrja për përdorimin e tyre kryhet vetëm me urdhër të Administratorit dhe Rektorit.

.

 

Neni 34

Qendra e studimit dhe kërkimit shkencor

Qendra e Studimit dhe Kërkimit  Shkencor. SHLNT nxit dhe inkurajon veprimtarinë shkencore dhe botuese të të gjithë stafit dhe studentëve të saj. Në funksion të kësaj veprimtarie ndërtohen çdo vit planet e veprimtarisë shkencore te stafit mësim dhënës. SHLNT nxit dhe përkrah veprimtarinë shkencore edhe te studenteve dhe inkurajon krijimin prej tyre të bërthamave apo qendrave studimore.

 

Neni 35

Biblioteka

 

Biblioteka është pjesë përbërëse e SHLNT, që bën pjesë në sistemin kombëtar të informacionit.

Biblioteka, si institucion kulturor dhe informues, realizon hyrje të lirë në informacion në cilëndo formë që ai mund të jetë depozituar. Kjo bibliotekë grumbullon, ruan, përpunon dhe vë në dispozicion të studentëve dhe pedagogëve koleksionet e veta që përmbajnë informacion në shërbim të formimit të tyre shkencor e profesional, në pajtim të plotë me kurrikulat dhe programet mësimore bashkëkohore, madje në shërbim të një rrethi më të gjerë lexuesish.

Përdoruesit detyrohen të respektojnë rregullat e bibliotekës.

Përgjegjësi i bibliotekës emërohet nga Rektori, pas miratimit nga Administratori. Preferohet që në këtë funksion të emërohen persona me arsim e kualifikim të lartë profesional.

Përgjegjësi i bibliotekës:

  • drejton, organizon dhe kontrollon veprimtarinë normale të punës të bibliotekës së SHLNT në shërbim të procesit  mësimor, edukativ, të formimit profesional dhe të veprimtarisë kërkimore shkencore.
  • Mban raporte të vazhdueshme pune me Rektorin, Administratorin, Kancelarin, Financën, Bibliotekën Kombëtare, Bibliotekën Qendrore të UT-së si dhe me pedagogët dhe studentët.
  • Përfaqëson  Bibliotekën e SHLNT në marrëdhëniet me të tretët brenda dhe jashtë vendit.
  • Drejton, organizon realizon dhe kontrollon hapjen e kartelave të anëtarësisë mbushjen e fletë kërkesave, për gjetjen e librave në fonde për  studentët , pedagogët dhe përdoruesit e tjerë. U dorëzon librat lexuesve sipas fletë kërkesave.
  • Ndjek studentët dhe pedagogët vonestarë për afatet në kthimin e librave në bibliotekë në mënyrë vjetore dhe veçanërisht në fund të vitit akademik.
  • Etiketon dhe vendos xhepat në librat e bibliotekës.
  • Pasuron fondin e bibliotekës me libra dhe revista të reja në këto mënyra: a)  me blerje (libra, revista dhe periodikë); b) me dhurim; c) me shkëmbim.
  • Kryen përpunimin e librit që hyn në fond dhe që inventarizohet. Pas pasurimit kryen përpunimin e literaturës që hyn në bibliotekë.
  • Klasifikon dhe ri klasifikon librat sipas tabelës së klasifikimit K.D.U. Harton listën e librave të reja që hyjnë bibliotekë çdo tre muaj dhe i dërgon këto lista në departamente dhe institucione të  profilizuara.
  • Dublon skedat e parë në kompjuter  me programin L.H.5 ose me dorëshkrim.
  • Integron skedat e dubluara në skedarët e brendshëm dhe të jashtëm.
  • Ndjek lexuesin (studentin dhe pedagogun) në shfrytëzimin e librit dhe  në fond të hapur. Për kopjet unikale jepet mundësia e përdorimit të librit në sallë ose e fotokopjimit. Rivendos librin në  vendin e caktuar sipas klasifikimit dhe shifrës së autorit, pas kthimit të tij nga lexuesi.
  • Kryen lëvizjen e fondit të librave (spostimi) me hyrjen në bibliotekë të literaturës së re, kur vëllimi i kësaj literature është i madh.
  • Me vendim të komisionit të ngritur nga Rektori i SHLNT, Administratori, Kancelari, përzgjedh fondin e librave nga botimet e vjetra të papërdorëshme, duke ruajtur për çdo botim të vjetër dy deri në pesë kopje.
  • Realizon,drejton dhe organizon kompjuterizimin e  proceseve bibliotekare, me programet ISIS, ProCite 4 etj. Kryen huazimin e librave nëpërmjet adresave në internet.
  • Siguron lidhje me shtëpi botuese dhe librari universitare për titujt e rinj që dalin nga botimet. Lista e titujve të rinj u jepet për miratim Rektorit, dekanëve, departamenteve.
  • Merr pjesë në mbledhjet e stafit të SHLNT. Kryen detyra të ndryshme urgjente për mbarëvajtjen e punës në SHLNT.
  • Një here në pesë vjet, kryen me komision të miratuar nga Rektori, inventarizimin e të gjithë fondit të Bibliotekës së SHLNT.

 

 

KREU 6

PROGRAMET MËSIMORE, TEKSTET, STUDIMET, PROCESI MËSIMOR DHE PROVIMET

Neni 36

Programet Mësimore

Pedagogut i kërkohet të hartojë një plan mësimor  para fillimit të orës mësimore. Çdo program mësimor analizohet hollësisht nga shefi i departamentit dhe në formën e tij përfundimtare dorëzohet për aprovim nga Rektori. Në orën e parë të lëndës programi iu ndahet studentëve për tu njohur dhe diskutuar. Në program studentëve u jepet informacion i mjaftueshëm për objektivat e lëndës si dhe qëllimin, përmbajtjen dhe kërkesat e saj. Në program studentëve gjithashtu u jepen detaje mbi mënyrën e vlerësimit. Shpesh programi përcakton detyrat me shkrim dhe prezantimet. Programi mësimor funksionon si një kontratë pune ndërmjet studentit dhe pedagogut në të cilën përfshihet përmbajtja e lëndës si dhe përcaktohen qartë kriteret e vlerësimit dhe detyrimet e studentit.

 

Neni 37

Tekstet

Pedagogut i kërkohet të përzgjedh tekstin e përshtatshëm për lëndën përkatëse duke u konsultuar me shefin e departamentit sa më herët të jetë e mundur. Tekstet zgjidhen duke iu referuar kohës kur janë botuar, kredibilitetit të autorit si dhe nivelit të shtëpisë botuese. Shefi i departamentit pas përcaktimit të tekstit përgatit një listë të detajuar dhe e dorëzon atë në librarinë e cila ndodhet brenda institucionit.

Neni 38

Diploma

 

Studentët që përfundojnë me sukses studimet në fakultetet e Shkollës së Lartë Ndërkombëtare të Tiranës pajisen me diplomë, e cila përmban emërtimin e institucionit, fakultetit, si dhe programin e ndjekur të studimeve. Diploma përmban të gjitha elementët e parashikuar në udhëzimet e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

 

 

 

Neni  39

Pranimi dhe regjistrimi

 

Pranimi i studentëve në Shkollën e Lartë bëhet pas një procedure verifikimi dokumentacioni të paraqitur për regjistrim, në bazë të kritereve të shpallura paraprakisht nga Shkolla e Lartë, bazuar akteve nënligjore të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Për studentët e huaj aplikohen të njëjtat kritere pranimi si për studentët shqiptarë.

Neni 40

Kontrata e arsimimit

 

Gjatë regjistrimit, studenti nënshkruan me Shkollën e Lartë Ndërkombëtare të Tiranës kontratën e arsimimit. Gjatë të gjithë periudhës së studimeve, studenti duhet të zbatojë ligjet përkatëse të Republikës së Shqipërisë si dhe rregulloret dhe udhëzimet e Shkollës së Lartë.

Çdo kandidat për student që përfundon procedurat e regjistrimit bëhet student i Shkollës së Lartë Ndërkombëtare të Tiranës dhe si i tillë, përfiton nga të gjitha të drejtat e studentit.

Kur kandidati për student nuk mund të kryejë vetë regjistrimin për shkaqe te arsyeshme, procedurat përkatëse mund të ndiqen nga një i afërm i tij.

Në rast se dokumentet e paraqitura nga studenti kanë përmbajtje jo të vërtetë ose janë te mangëta, marrëdhëniet e tij me Shkollën e Lartë  ndërpriten pavarësisht semestrit të cilin studenti ndjek.

 

Neni 41

Këshillimi

 

Çdo student, mund të këshillohet prej një pedagogu nga departamenti përkatës.

 

 

 

 

Neni 42

Përtëritja e Regjistrimit

 

Studentët që vazhdojnë programet e studimit të ciklit të parë në Shkollën e Lartë Ndërkombëtare të Tiranës janë të detyruar të përtërijnë çdo vit regjistrimet e tyre sipas parimeve të përcaktuara nga Këshilli i Fakultetit..

 

Në rast se studentët nuk kanë shlyer pagesën e arsimimit sipas kushteve të përcaktuara nga Shkolla e Lartë Private, ata nuk mund të përtërijnë regjistrimin vjetor. Studentët të cilët nuk kanë ripërtërirë regjistrimin nuk mund të ndjekin mësimet dhe as të hyjnë në provime.

Në rast se nuk përtërihet regjistrimi për dy semestra te njëpasnjëshëm, marrëdhëniet e studentit me Shkollën e Lartë ndërpriten.

 

Neni 43

Karta e Studentit

 

Studentët të cilët kanë bërë regjistrimin përfundimtar, pajisen me Kartë Studenti me fotografi, të vlefshme për periudhën e studimeve, e cila tregon se mbajtësi është student.

 

Neni 44

Afati i studimeve

 

Afati i studimeve të ciklit të parë është minimalisht tre vjet, me kohë të plotë (full time). Afati i studimeve të ciklit të dytë është minimalisht 1,5 dhe 2 vite (me kohë të pjesshme). Në vazhdimësi do të ndiqen nga institucioni programet e studimeve  për ciklin e tretë të studimeve. Vitet kalendarike ndahen në vite akademike, në përputhje me kriteret e parashikuara në Deklaratën e Bolonjës dhe standardet evropiane të arsimit të lartë.

Kalimi nga një vit tek tjetri bëhet pasi studenti të ketë shlyer detyrimet e vitit të mëparshëm, në përputhje me dispozitat e kësaj rregulloreje.

 

Neni 45

Afati maksimal i studimeve

 

Afati maksimal i studimeve është 10 (dhjetë) vjet.

Studentët, që nuk arrijnë t’i përfundojnë studimet brenda këtij afati maksimal, humbasin të drejtën e vazhdimit të studimeve.

 

 

Neni 46

Ndërprerja dhe rifillimi i studimeve

 

Studenti mund t’i ndërpresë studimet në çdo kohë të vitit për arsye personale apo objektivisht të pranueshme për një afat jo më tepër se një vit dhe mund t’i rifillojë ato duke respektuar afatet maksimale të parashikuara nga neni 45.

Studenti nuk detyrohet të paguajë tarifën e shkollimit për periudhën e ndërprerjes së studimeve. Studentit në rast ndërprerje të studimeve nuk i kthehet pagesa mësimore e shlyer nga ana e tij.

Në çdo rast studenti është i detyruar të njoftojë me shkrim institucionin për ndërprerjen dhe rifillimin e studimeve.

Studenti mund t’i rifillojë studimet në atë periudhë të vitit akademik, ku i ka ndërprerë, në fillim të semestrit gjatë të cilit ai i ka ndërprerë ose të vitit shkollor.

 

Neni 47

Mësimi

 

Format e punës mësimore janë leksionet, seminaret, ushtrimet, punët laboratorike, praktikat profesionale, detyrat e kursit, provimet e kursit dhe provimet e formimit.

Disiplinat që zhvillohen janë disiplina të formimit të përgjithshëm, disiplina karakterizuese të programit të studimit, disiplina të ngjashme/integruese që lidhen me disiplinat karakterizuese, disiplina me zgjedhje të studentit ndër disiplinat e ofruara nga institucioni dhe njohuri të tjera formuese. Ndër veprimtaritë e shkollës së lartë përfshihet edhe tema e diplomës.

Lëndët e detyrueshme zhvillohen sipas orarit mësimor të shpallur. Lëndët me zgjedhje të lirë zhvillohen sipas një orari të caktuar me marrëveshje mes studentëve, pedagogut të lëndës dhe sekretarisë mësimore.

Lëndët konceptohen në formë moduli dhe modulet janë semestrale. Një lëndë mund të ketë disa module.

I njëjti modul mund të zhvillohet nga pedagogë të ndryshëm ashtu sikundër i njëjti pedagog mund të zhvillojë disa module.

Lëndët karakterizohen nga kreditet: 1 kredit = 25 orë mësimore 60 minutëshe. Në përllogaritjen e orëve të kreditit përfshihen edhe koha për përgatitje dhe punë të pavarur të studentit, duke konsideruar rreth 13-15 orë për studim individual.

 

Neni 48

Kursi dhe grupi

 

Mësimi zhvillohet në bazë kursi ose grupi.

Leksionet zhvillohen në bazë grupi mësimor deri në 60 studentë.

Ushtrimet dhe seminaret zhvillohen në grupe jo me tepër se 30 studentë. Punët laboratorike dhe praktikat profesionale zhvillohen në grupe më të vegjël, jo më shumë se 15 studentë.

 

Neni 49

Regjistri

 

Ndarja e studentëve në grupe shënohet në regjistra qysh në fillim të vitit akademik.

Regjistri i grupit është dokumenti zyrtar që evidenton dhe vërteton zhvillimin e orës së mësimit nga pedagogët e brendshëm dhe të jashtëm dhe frekuentimin e orës së mësimit nga ana e studentit.

Përveç regjistrit të grupit, institucioni mban edhe regjistrin bazë të studentëve me të dhënat e tyre personale dhe vlerësimet e marra gjatë ndjekjes së programit të  studimit, si dhe regjistrin e matrikullimit. Rregjistri i matrikullimit hartohet në përputhje me udhëzimin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në lidhje me matrikullimin.

Regjistri bazë dhe regjistri i matrikullimit plotësohet si në formë të shkruar ashtu edhe elektronike dhe ruhet në mënyrë të përhershme.

 

 

Neni 50

Frekuentimi

 

Për çdo vit akademik studenti duhet të sigurojë të paktën 60 kredite dhe për kohën e plotë të studimeve të ciklit të parë minimalisht 180 kredite. Kreditet për çdo lëndë pasqyrohen në strukturën mësimore (curriculum) të programit të studimit dhe të specialitetit.

Studentëve u kërkohet të marrin pjesë rregullisht në mësim dhe të jenë të përpiktë. Është përgjegjësia e tyre të veprojnë në këtë mënyrë.

Leksionet si rregull duhet të frekuentohen në mënyrë të rregullt nga studentët.

Seminaret janë të detyrueshme për vazhdimin e shkollës dhe duhet të frekuentohen në masën mbi 75 përqind të seancave.

Frekuentimi në punët laboratorike dhe praktikat profesionale është i detyrueshëm për vazhdimin e shkollës në masën mbi 90 përqind të seancave.

Provimet janë të detyrueshme për të gjithë.

Për studentët që kanë munguar me arsye në jo më shumë se dy seanca të rregullta të punëve laboratorike dhe praktikave profesionale planifikohen deri në dy seanca plotësuese për çdo semestër dhe lëndë.

Konsiderohen mungesa me arsye, vetëm mungesat për shkak sëmundje apo për arsye familjare të justifikueshme dhe kur ato justifikohen brenda 5 ditëve nga dita e seancës së humbur.

Studentët të cilët tejkalojnë këto norma nuk hyjnë në provimin përfundimtar semestral.

 

Neni 51

Orari i mësimit

 

Ora mësimore (akademike) zgjat 60 minuta. Ngarkesa javore në auditor e studentit nuk duhet të kalojë 25 orë.

Koha dhe pedagogu i zhvillimit të mësimit pasqyrohet në orarin e shpallur nga sekretaria mësimore. Orari është i detyrueshëm për studentët dhe pedagogët e brendshëm dhe të jashtëm.

Orari ndërtohet mbi kritere pedagogjike, duke e shpërndarë ngarkesën mësimore në mënyrë të balancuar.

Neni 52

Viti akademik dhe semestrat

 

Viti akademik ka 30 javë mësimore. Ai fillon në tetor dhe përfundon në shtator.

Viti akademik ndahet në dy semestra, semestri i parë ose i dimrit dhe semestri i dytë ose i verës. Secili semestër ka 15 javë mësimore.

Gjatë vitit akademik ka katër sezone provimesh:

  • Sezoni i dimrit (pas përfundimit të semestrit të parë)
  • Sezoni i verës (pas përfundimit të semestrit të dytë)
  • Sezoni i vjeshtës (pas pushimeve verore deri para fillimit të vitit të ardhshëm akademik)
  • Sezoni i vjeshtës së vogël (muaji qershor vetëm për studentët e vitit të tretë, para diplomimit)

Në raste të veçanta, me kërkesë të Këshillit Studentor mund të hapen edhe dy sezone (dhjetor dhe prill), për të cilat ata i nënshtrohen tarifave për shërbimin e ofruar.

Neni 53

Sistemi i vlerësimit të studentit

 

Shkalla e përvetësimit të dijeve bëhet me sistemin prej dhjetë notash. Notat nga pesë e lart janë kaluese.

Në format e kontrollit me shkrim përdoret edhe sistemi i vlerësimit me pikë. Rezultati kthehet detyrimisht në notë.

Studenti përfiton kreditet e disiplinë përkatëse në rast vlerësimi pozitiv në atë disiplinë.

Në vlerësimin përfundimtar të studentit në një disiplinë të caktuar merren në konsideratë të gjithë elementet përbërës të zhvillimit të lëndës si pjesa teorike, pjesa ushtrimore, detyrat projektet, laboratorët, frekuentimi etj. Të gjithë komponentët e vlerësimit të përmendura më sipër përmbahen në dokumentin e tabelës së vlerësimit që mbahet nga pedagogu/pedagogët e lëndës dhe u bëhet me dije studentëve

 

 

KREU 7

TRANSFERIMET E STUDENTEVE

Neni 54

Pranimi i transferimeve

 

Shkolla e Lartë Ndërkombëtare e Tiranës pranon transferime të studentëve në vitet ndërmjetëse nga institucionet e tjera të arsimit të lartë vendase ose të huaja, publike ose private, dhe lejon transferimin e studentëve të saj në institucione të tjera të arsimit të lartë, sipas procedurave të parashikuara në këtë rregullore.

 

 

 

 

 

Neni 55

Dokumentacioni i nevojshëm për transferim

 

Studenti që dëshiron të transferohet nga një institucion i arsimit të lartë në Shkollën e Lartë Ndërkombëtare të Tiranës duhet të paraqesë një kërkesë.

Së bashku me kërkesën duhet të paraqesë një kopje të diplomës së shkollës së mesme (të noterizuar), detyrimet e shlyera në shkollën dërguese me notat përkatëse, një kopje të programeve të disiplinave të shlyera dhe një dokument identifikimi.

 

Neni 56

Procedura që ndjek transferimi

 

Dekani i Fakultetit përkatës ka përgjegjësi të verifikojë legjitimitetin e institucionit të arsimit të lartë nga vjen studenti, niveli i programit të studimit që ka ndjekur studenti. Vendimin për transferimin e studentit e merr dekani pasi këshillohet me departamentin duke pasur parasysh kapacitetin e programit lidhur me numrin total të pranuar të studentëve.

Dekani i fakultetit ngre komisionin e njohjes së ekuivalentimit të lëndëve, në të cilin marrin pjesë përfaqësues të gruplëndëve që do të ekuivalentohen. Ky komision drejtohet nga Dekani i fakultetit.

Komisioni bën ekuivalentimin e disiplinave që ka dhënë studenti me disiplinat tona respektive, duke pasur parasysh kreditet e lëndës, programin e lëndës dhe notën e marrë.

Në bazë të numrit të krediteve të njohura, dekani i fakultetit përcakton vitin e ndërmjetëm ku do të regjistrohet studenti dhe përcakton kreditet debite që duhet të plotësojë studenti në përputhje me programin e studimit ku është pranuar.

 

Neni 57

Transferimi nga Shkolla e Lartë Ndërkombëtare e Tiranës

 

Studenti që dëshiron të transferohet nga Shkolla e Lartë Ndërkombëtare e Tiranës, në një institucion tjetër të arsimit të lartë duhet të paraqesë një kërkesë me shkrim pranë sekretarisë. Formulari i kërkesës për transferim merret në sekretarinë e fakultetit.

Me kërkesë të studentit, pas pagesës së tarifës përkatëse të vendosur me vendim të Administratorit, Shkolla e Lartë detyrohet ta pajisë atë me:

 

  • Vërtetimin për detyrimet e shlyera gjatë viteve të studimit dhe notat përkatëse të fituara.
  • Një kopje të programeve të lëndëve të shlyera.

Me kërkesë të institucionit pritës të arsimit të lartë, Shkolla e Lartë përgatit edhe një karakteristikë me të dhëna të hollësishme mbi sjelljet dhe rezultatet e studentit për periudhën e frekuentimit nga ana e tij në këtë institucion.

KREU 8

PROVIMET

 

Neni 58

Sezoni i provimeve

 

Në përfundim të semestrit, pas përfundimit të procesit mësimor, fillon sezoni i provimeve. Në rast se provimet nuk mund të zhvillohen në disa ditë brenda sezonit të provimeve për shkaqe të cilësuara si të arsyeshme nga Këshilli i Fakultetit, sezoni i provimeve mund të zgjatet me po aq ditë sa nuk ka qenë e mundur të zhvillohen provimet.

Për lëndët të cilat zhvillohen në laborator, aplikim dhe terren, si dhe për lëndët në të cilat hyrja në provim varet nga vlerësimet e këtyre punëve, provimet mund të bëhen edhe në përfundim të punëve të sipërpërmendura.

Provimi i punimit të diplomimit bëhet brenda javës që pason sezonet e provimeve.

Neni 59

Programet dhe vendi i provimeve, provimet e shtyra

 

Programet e provimeve të fund semestrit përcaktohen nga Dekanati i Fakultetit  përkatës dhe duhet të publikohen të paktën dy javë para fillimit të sezonit te provimeve. Provimet bëhen në ditën, vendin dhe orën e caktuar në në mjediset e Shkollës së Lartë. Provimet e lëndëve që zhvillohen në terren dhe provimet e aplikimeve mund të bëhen në terren dhe jashtë godinës së Shkollës së Lartë.

 

Studentët të cilët për shkaqe të arsyeshme nuk kanë hyrë në provimet e fund semestrit, e ruajnë të drejtën e hyrjes në provim, gjatë semestrave pasardhës.

Brenda një jave nga data e mbajtjes së provimit të fund semestrit, këta studentë duhet te paraqesin një kërkesë në Sekretarinë Mësimore të shoqëruar me dokumentet që provojnë shkakun që i ka pamundësuar hyrjen në provimin e fund semestrit. Ne rast se shkaku i pamundësisë së hyrjes në provimin e fund semestrit pranohet nga Dekanati i Fakultetit përkatës, studentët e përdorin të drejtën e hyrjes në provim në periudhën e ardhshme kur hapen provimet e fund semestrit në lëndën përkatëse.

Neni  60

Forma e provimit

 

Provimet zakonisht bëhen me shkrim. Pedagogu i lëndës mund të vendosë të bëjë provimin me gojë, në formë projekti ose detyre. Vendimi në këtë rast duhet të shpallet nga ana e Përgjegjësit te Departamentit brenda dy javëve nga fillimi i semestrit.

Provimet përgatiten dhe drejtohen nga pedagogët përgjegjës për dhënien e  lëndës përkatëse. Në rast se pedagogu përgjegjës nuk ndodhet në Shkollën e Lartë ditën e provimit, Përgjegjësi i Departamentit përcakton se kush do ta bëjë provimin. Me qëllim sigurimin e mbarëvajtjes së provimeve, mund të ngarkohen me detyrë të gjithë anëtarët e stafit akademik të fakulteteve.

 

 

Neni 61

Fleta e provimit

 

Studenti fiton të drejtën të futet në provimin e një lënde, kur ka shlyer detyrimet vjetore që lidhen me atë lëndë, të parashikuara në planin mësimor.

Studentët që fitojnë të drejtën e dhënies së provimit regjistrohen në fletën e provimit. Ajo plotësohet nga sekretaria mësimore, nënshkruhet nga dekani dhe kryesekretarja dhe mban vulën e fakultetit. Fleta e provimit i dorëzohet komisionit të provimit ose pedagogut të lëndës, ditën e provimit. Me përfundimin e provimit, kryetari i komisionit ose pedagogu i lëndës e dorëzon fletën e provimit të plotësuar në sekretari.

Fleta e provimit nuk duhet të ketë korrigjime. Ajo përbën dokumentin zyrtar që vërteton dhënien e provimit dhe rezultatin e studentit.

 

Neni 62

Zhvillimi i provimit

 

Provimet janë të detyrueshme për të gjithë studentët.

Studentet merren në provimin e kursit sipas rastit, nga komisioni i provimit ose nga titullari i lëndës dhe asistenti i tij, të cilët kanë zhvilluar lëndën.

Ndalohet hyrja në provim e personave të jashtëm, qofshin edhe anëtarë të personelit, me përjashtim të personave të caktuar nga autoritetet universitare, për kontroll.

Studenti nuk lejohet të hyjë në provimin e një lënde për të dytën herë brenda një sesioni.

Studenti nuk mund të hyjë në dy provime në të njëjtën ditë.

Studenti paraqitet në provim me librezën e studentit ku shënohet data e dhënies së provimit dhe nota e fituar.

 

 

Neni 63

Kartela e studentit

 

Të gjitha rezultatet e studentit regjistrohen në kartelën e tij, e cila mbahet në sekretarinë mësimore. Të drejtën për t’u njohur me kartelën e studentit, pa autorizimin e këtij të fundit e ka vetëm Dekani, Përgjegjësi i Departamentit  dhe Kryesekretari.

Neni 64

Ankimi ndaj rezultatit ne provim

 

Studenti mund të ankohet ndaj rezultatit të një provimi të fund semestrit brenda një jave nga data e publikimit te rezultateve duke paraqitur një ankesë në Sekretarinë Mësimore. Ankimi shqyrtohet paraprakisht nga pedagogu i lëndës në lidhje me ndonjë gabim në mbledhjen e pikëve. Më pas nëse studenti kërkon rivlerësim të fletës së provimit i drejtohet me kërkesë Dekanit të Fakultetit përkatës, i cili ngre një komision të përbëre nga pedagogë të departamentit përkatës, të cilët bëjnë rishikimin e tezës së provimit. Vendimi i tyre është përfundimtar.

 

Neni 65

Riprovimet

 

Studenti ka te drejte te jape ne sesionin e vjeshtes (riprovime).

Studenti eshte i detyruar te shlyeje ne fillim detyrimet e mbartura dhe pastaj detyrimet e vitit ne vazhdim.

 

 

Neni 66

Nota mesatare e ponderuar

 

Studentëve në përfundim të programit të studimit ju njehsohet nota mesatare e ponderuar duke marrë në konsideratë edhe kreditet respektive për cdo disiplinë apo veprimtari tjetër formuese. Llogaritja e notës mesatare të ponderuar bëhet në bazë të udhëzimit nr. 15, datë 04.04.2008 të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, “Për organizimin e studimeve në institucionet publike të arsimit të lartë”.

 

KREU 9

PRAKTIKAT PROFESIONALE

Neni 67

Studenti është i detyruar të ndjekë praktikat profesionale të parashikuara në planin mësimor. Studenti që nuk realizon praktikat profesionale, u nënshtrohet rregullave të vendosura si për të gjitha detyrimet e tjera.

 

Neni 68

Zhvillimi i praktikave profesionale

 

Praktikat profesionale zhvillohen në institucionet e caktuara nga dekanati dhe nën drejtimin e pedagogut të caktuar nga fakulteti. Praktikat profesionale vlerësohen me nota e kredite, njëlloj si detyrimet e tjera.

Studenti detyrohet të respektoje rregullat e institucionit ku kryhet praktika profesionale.

 

 

 

 

KREU 10

DIPLOMIMI

Neni 69

E drejta e diplomimit

Në përfundim të ciklit të plotë të studimeve, studentët kanë të drejtë të diplomohen për programin përkatës të studimeve.

Diplomimi bëhet me provim formimi profesional.

Me përfundimin e programit të studimeve të ciklit të parë, studenti fiton Diplomën Bachelor në programin e studimeve që ai ka zgjedhur.

Me përfundimin e programit të studimeve të ciklit të dytë, studenti fiton Diplomën Master Profesional, ose Master i Shkencave në programin e studimeve që ai ka zgjedhur.

Brenda një muaji nga data e fillimit të semestrit të dytë të vitit akademik dekanati u bën të njohur studentëve të vitit të fundit programin e provimit të formimit.

 

 

Neni 70

Sesionet e provimeve të formimit

Provimi i formimit organizohet në dy sesione: i verës dhe i dimrit të cilët përcaktohen nga dekani i fakultetit.

Studenti që rrëzohet në sesionin e parë të provimit të formimit ka të drejtë të paraqitet për mbrojtje në sesionin e ardhshëm.

 

Neni 71

Diploma dhe suplementi i diplomës

 

Studenti që ka plotësuar të gjitha kërkesat e planit mësimor dhe ka dhënë provimin e formimit, pajiset nga shkolla me diplomën përkatëse, të shoqëruar me suplementin e diplomës të programit të studimit të ciklit të parë, ose të dytë.

Diploma plotësohet me shkrim të qartë e me bojë teknike dhe nënshkruhet nga kryetari i komisionit të provimeve të formimit, Dekani i Fakultetit dhe Rektori. Për secilin prej tyre shënohet emri, mbiemri, grada dhe titulli shkencor. Nënshkrimet e tyre vërtetohen me vulën e Universitetit.

Të dhënat e diplomës dhe të suplementit të diplomës do të jenë në përputhje me udhëzimin e MASH Nr. 5, datë 18.02.2009, “Për përmbajtjen dhe formën e diplomës së lëshuar nga institucionet e arsimit të lartë” dhe udhëzimin e MASH nr. 7, datë 18.02.2009, “Për suplementin e diplomës”.

 

 

Neni 72

Dorëzimi i diplomave

 

Dorëzimi i diplomave bëhet me ceremoni. Për studentët që kanë përfunduar ciklin e studimeve me të gjitha notat dhjeta, jepet certifikata “Medalje e artë”. Për studentët që kanë përfunduar ciklin e studimeve me mbi 80 për qind të notave dhjeta dhe pjesën tjetër nënta, jepet certifikata “Student i shkëlqyer”.

Neni 73

Tërheqja e diplomave

 

Tërheqja e diplomës bëhet personalisht nga i diplomuari, kundrejt nënshkrimit dhe evidentohet në regjistrin përkatës. Në se prania e të diplomuarit është objektivisht e pamundur, tërheqjen e diplomës mund ta bëjë një nga prestarët e familjes, i pajisur me prokurë të posaçme duke paraqitur letërnjoftimin e tij.

Nëse diploma nuk është plotësuar në rregull, i interesuari duhet të mos e tërheqë atë dhe të kërkojë pajisjen me diplomë të rregullt. Nëse i interesuari e tërheq diplomën e parregullt, në rast se i humb origjinali ose dëmtohet, duke u bërë i papërdorshëm, universiteti nuk lëshon dublikatë. Lejohet vetëm dhënia e listës së notave të fituara dhe vërtetimi me fotografi, i cili është ekuivalent me diplomën, pasi nënshkruhet nga Rektori i Universitetit, Dekani i Fakultetit dhe Kryesekretari i tij. Nënshkrimet e tyre vërtetohen me vulën e Shkollës së Lartë Ndërkombëtare të Tiranës.

 

 

KREU 10

TË DREJTAT DHE DETYRAT E STUDENTIT

Neni 74

Të drejtat dhe detyrat e studentit

Studenti ka të drejtë:

 

  • Të përfitojë nga procesi mësimor dhe të diplomohet pasi të shlyejë të gjitha detyrimet e përcaktuara në planin mësimor.
  • Të kërkojë një vlerësim të drejtë dhe objektiv të përpjekjeve dhe të ecurisë së tij gjatë viteve.
  • Të përdorë mjediset, mjetet didaktike dhe pajisjet e Shkollës së Lartë për realizimin e programit mësimor.
  • Të kërkojë ndihmë apo këshillim nga ana e organeve kompetente të institucionit për njohjen e rregullave të tij dhe të mundësive që ai ofron për studime, specializime dhe kualifikime.
  • Të bëjë vlerësimin e pedagogut, pas përfundimit të një disipline/moduli.
  • Të njihet me rezultatet e arritura prej tij dhe të kërkojë këshillim lidhur me përzgjedhjen që duhet të bëjë për të fituar një diplomë të caktuar apo specializimin e dëshiruar.
  • Të mos lejojë të bëhen të njohura të dhënat e tij personale dhe rezultatet e arritura prej tij, gjatë viteve të studimit.
  • Të marrë pjesë në organet drejtuese dhe vendimmarrëse të institucionit (Senat Akademik, Këshilla të Fakulteteve, Këshilli i Etikës, Grupi i Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë, etj).
  • Të organizohet në shoqata studentore jopolitike, sipas përcaktimeve të akteve ligjore përkatëse.
  • Të marrë pjesë në veprimtari artistike, kulturore, sportive, argëtuese të organizuara nga Shkolla e Lartë jashtë procesit mësimor.
  • Të ndikojë në përmirësimin e procesit mësimor nëpërmjet formave demokratike të shfaqjes së vullnetit.
  • Të dëgjohet nga organizmat përkatëse, para se të merret ndonjë masë ndëshkuese kundër tij.
  • Të ankohet dhe të dëgjohet nga organizmat përkatëse, kur mendon se vlerësimi për të nuk është i drejtë.
  • Të përdorë emrin dhe simbolet e Shkollës së Lartë në aktivitete artistike dhe kulturore të organizuara, pas marrjes së lejes nga Rektorati.

 

Neni 75

Të drejta lidhur me përmirësimin e notës

 

Studenti ka të drejtë të përmirësojë çdo vit mësimor vetëm një notë në sesionin e riprovimeve (vjeshtë).            Studenti që kërkon përmirësimin e notës regjistrohet në sekretari dhe provohet vetëm një herë, e pas kësaj mbetet në fuqi nota me të cilën vlerësohet në fund.

 

Neni 76

Detyrat e studentit

 

Studenti është i detyruar:

 

  • Të njohë me hollësi rregullat e Shkollës së Lartë dhe detyrimet e saj. Shkolla e Lartë nuk mban përgjegjësi për pasojat që mund të rrjedhin nga mosnjohja e tyre.
  • Të ndjekë rregullisht procesin mësimor.
  • Të zbatojë të gjitha rregullat që rrjedhin nga Statuti dhe Rregullorja e Shkollës së Lartë, si dhe nga çdo akt tjetër ligjor dhe nënligjor për arsimin e larte.
  • Të respektojë normat shoqërore dhe rregullat e pranuara etiko-morale të procesit mësimor-edukativ.
  • Të shlyejë të gjitha detyrimet e përcaktuara në planin mësimor dhe në programet e lëndëve, për të bërë të mundur fitimin e krediteve të nevojshme.
  • Të mbajë përgjegjësi për shkeljet e rregullave të Shkollës së Lartë, për keqpërdorimin e mjediseve dhe mjeteve didaktike të institucionit, të vëna në përdorim të tij. Në rast se ka shkaktuar një dëm material, detyrohet ta zhdëmtojë në masën që e gjykon dekanati.
  • Të paguajë rregullisht tarifën e shkollimit.

 

 

Neni 77

Masat disiplinore në rast shkelje

 

Shkelje te rregullave te Shkollës së Lartë konsiderohen te gjitha veprimet e kryera me dashje nga studenti që përbëjnë cënim të normave shoqërore etiko-morale, kur nuk përmbajnë elemente të veprës penale, sidomos:

-          cënimi i dinjitetit të mësimdhënësit dhe të çdo punonjësi të Shkollës së Lartë,

-          kopjimi në provime,

-          falsifikimi i dokumenteve,

-          aktet e rrugaçërisë dhe sjellja e papëlqyeshme në auditor dhe jashtë tij,

-          dhënia e mitës,

-          vjedhje të vogla etj.

Ndaj studentit që kryen  veprime të tilla merren këto masa disiplinore:

  • Vërejtje me shkrim.
  • Përjashtim për një vit nga Shkolla e Lartë.
  • Përjashtim përgjithmonë nga Shkolla e Lartë.

 

Propozimin për vërejtjen me shkrim dhe për përjashtimin e studentit një vit nga Shkolla e Lartë e bën Dekani me miratim të Bordit të Drejtuesve. Propozimin për përjashtimin e studentit përgjithmonë nga Shkolla e Lartë e bën Rektori, me miratimin e Bordit të Drejtuesve.

KREU 11

DISPOZITA TË TJERA NË LIDHJE ME PROCESIN MËSIMOR DHE STUDENTËT

 

Neni 78

Largimi nga Shkolla e Lartë

 

Studentët që dëshirojnë të largohen nga Shkolla e Lartë me dëshirën e tyre duhet të paraqiten në sekretari. Regjistrimi i këtyre studenteve fshihet pas paraqitjes së dokumentit që dëshmon se ata nuk kanë asnjë detyrim ndaj njësive përkatëse të Shkollës së Lartë. Studenti të cilit i është fshirë regjistrimi, mund të kërkojë një dokument mbi arsimin e ndjekur deri në atë moment. Në të njëjtën kohë, atij i kthehen diplomat dhe dokumentet e tjera të dorëzuara prej tij në momentin e regjistrimit në Shkollën e Lartë. Studenti është i detyruar të shlyejë pagesën mësimore për të gjithë semestrin në të cilin ndodhet.

 

Neni 79

Studentët që dërgohen në Universitetet jashtë vendit në kuadër të marrëveshjeve dypalëshe

 

Shkolla e Lartë Ndërkombëtare e Tiranës mund  të dërgoje studentët e saj për një ose dy semestra në universitetet e huaja nëpërmjet programeve të shkëmbimit të studentëve në kuadër të marrëveshjeve dypalëshe të nënshkruara me këto universitete.

Regjistrimi i studentit në Shkollën e Lartë Ndërkombëtare të Tiranës vazhdon edhe gjatë kësaj periudhe, e cila llogaritet në kohëzgjatjen e arsimimit.

 

 

Neni 80

Transferimi horizontal brenda institucionit

 

Studentët që kanë kryer të paktën dy semestra në një program mund të aplikojnë pranë Sekretarisë Mësimore brenda afateve të caktuara akademike, për t’u transferuar horizontalisht në një program tjetër brenda Shkollës së Lartë.

 

Procedura ndiqet e njëjtë me atë të transferimit sipas nenit përkatës në këtë rregullore.

 

 

Neni 81

Mundësia e ndjekjes së një programi të dytë studimi

 

Duke filluar nga semestri i tretë, përveç departamentit ku janë të regjistruar, studentët mund të ndjekin edhe lëndët mësimore të një programi të hapur nga një departament tjetër, në përputhje me parimet e vendosura nga ana e Senatit.

Përveç diplomës së departamentit ku janë regjistruar, pas përfundimit me sukses të lëndëve mësimore të programit të studimit përkatës, studentët pajisen me diplomë të këtij programi, ndërkohë që pas përfundimit me sukses të lëndëve mësimore të programit të dytë të studimit, studentët pajisen me diplomën të këtij programi të dytë studimi.

 

Neni 82

Studentët me bursë

Kriteret per burse për studntet e vitit të parë dhe të viteve të tjera.

Studentët të cilët ndjekin studimet me bursë në Shkollën e Lartë, mund të vazhdojnë studimet me bursë edhe në vitin pasardhës nëse:

a) nuk marrin masë disiplinore;

b) nëse zbatojnë kushtet në lidhje me frekuentimin të parashikuara në            nenin 43 të kësaj rregulloreje;

c) në rast se përmbushen kriteret e suksesit akademik të përcaktuara nga ana e Senatit;

 

Në rast se një nga këto kushte nuk përmbushet, studentit i pritet bursa në vitin akadmeik pasardhës.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

KREU 12

PUNËSIMI DHE VLERËSIMI I PERFORMANCËS SË STAFIT AKADEMIK

Neni 83

Personeli akademik i Shkollës së Lartë

 

1. Personeli akademik i Shkollës së Lartë  përbëhet nga:

 

Profesorët, Profesorët e asocuar, Docentët, Doktorët dhe Lektorët.

 

2. Profesorët, Profesorët e asocuar, Docentët dhe Doktorët janë personel akademik i punësuar me miratimin e Bordit të Drejtuesve në bazë të nevojave të departamenteve dhe në përputhje me kriteret e vlerësimit të përcaktuara nga Dekanati.

3. Marrëdhënia me personelin akademik të ftuar rregullohet në bazë të legjislacionit në fuqi dhe kontratës së punës.

 

4. Personat që zotërojnë diplomë të ciklit të dytë të studimeve mund të emërohen si lektorë. Ata emërohen nga Rektori me propozim të Këshillit të Fakultetit përkatës dhe me miratim të Bordit të Drejtuesve. Lektorët mund të ngarkohen me dhënien e leksioneve, orëve praktike dhe seminareve. Ata përmbushin detyrat e ngarkuara nga Përgjegjësi i Departamentit dhe ndihmojnë studentët në aktivitetet studimore dhe kërkimore.

 

5. Kontrata ndërmjet personelit akademik dhe Shkollës së Lartë  bëhet duke zbatuar normat e kodit të punës së Republikës së Shqipërisë, ligjit të arsimit të lartë dhe Statutit të Shkollës së Lartë.

 

6. Personeli akademik ka këto të drejta :

  1. të marrë pjesë në drejtimin e Shkollës së Lartë në përputhje me Statutin dhe Rregulloren themelore të Shkollës së Lartë;
  2. të marrë pjesë në aktivitetet mësimore, kërkimore dhe të publikimeve;
  3. të përcaktojë lirisht metodat dhe brendinë e procesit mësimor në kuadër të programeve mësimore;
  4. të përdorë të drejta të tjera të parashikuara në ligjin nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, Statutin dhe Rregulloren Themelore të Shkollës së Lartë.

 

7. Përveç detyrimeve të përcaktuara në kontratën e punës,  personeli akademik është i detyruar:

 

  1. të zbatojë dispozitat e Statutit dhe të Rregullores Themelore të Shkollës së Lartë;
  2. të zbatojë rregullat e etikës dhe te disiplinës në Shkollën e Lartë.

 

8. Përgjegjësitë e personelit akademik

Anëtarët e personelit akademik, të drejtuar nga bindja e thellë e vlerës dhe e dinjitetit të shërbimit të tyre në çuarjen përpara të dijes janë në dijeni të përgjegjësive të veçanta që bien mbi ta. Ata pranojnë detyrimin e ushtrimit të vetëdisiplinës dhe gjykimit kritik në mbledhjen e informacionit, në përdorimin dhe në përcimin e tij.

Përgjegjësia parësore e anëtarëve të trupës pedagogjike është të kërkojë dhe të përkufizojë të vërtetën ashtu siç e sheh. Në këtë pikë anëtarët e personelit akademik i përkushtojnë energjitë e tyren zhvillimin dhe përmirësimin e kompetencave të tyre studimore. Ata praktikojnë ndershmëri intelektuale dhe shmangin mendimet apo veprimet e pavend. Mënjanojnë konfliktet e interesave që mund të kufizojnë lirinë e tyre të hulumtimit dhe mësimdhënies.

Përgjegjësia e anëtarëve të personelit akademik përballë studentëve është tu japë atyre mësime në përputhje me standardet më të mira studimore të disiplinës së tyre. Nëpërmjet hetimit të përpiktë të vetvetes, nëpërmjet paanësisë dhe mirësjelljes, si dhe nëpërmjet kujdesit të vazhduar ndaj hollësive të udhëheqjes së tyre profesionale, anëtarët e personelit akademik orvaten të ruajnë një pozicion që do të nxisë respekt për vetë ata dhe profesionin e tyre. Gjatë mësimdhënies së tyre, ruajnë një atmosferë hulumtimi të lirë dhe të pa frenuar, si dhe nxisin pavarësinë dhe origjinalitetin e mendimit. Ata ruajnë rolin e tyre si udhëheqës dhe këshilltarë shkencorë, mënjanojnë shfrytëzimin e studentëve në dobi të interesave vetjake, pranojnë ndihmën domethënëse të studentëve dhe mbrojnë lirinë akademike të studentëve.

Detyrimet e anëtarëve të personelit akademik, karshi kolegëve të tyre burojnë nga anëtarësia e përbashkët në komunitetin e studiuesve. Ata përpiqen të përkrahin njëri-tjetrin në marrëdhëniet e ndryshme me kolegët. Në shkëmbim të kriticizmit dhe ideve ata respektojnë opinionin e të tjerëve. Njohin dhe pranojnë se detyrimet akademike dhe gjykimet e kolegëve janë të paanshme.

Përgjegjësitë e anëtarëve të trupës pedagogjike karshi SHLNT janë mësimdhënia, prodhimtaria studimore, kërkimore-shkencore dhe shërbimi. Ata nxiten të marrin pjesë në mënyrë aktive në qeverisjen e SHLNT-së. Përveç kufizimeve që sanksionohen në mënyrë eksplicite nga legjislacioni i punës në Republikën e Shqipërisë, SHLNT ngarkon pedagogët e saj me një raport fleksibël mësimor (20-40%), administrativ (20-40%) kërkimor dhe shkencor. Anëtarët e personelit akademik zbatojnë rregullat e caktuara të SHLNT, pa humbur të drejtën ne kriticizmit. Ata i parashtrojnë me shkrim rektorit, zëvendësrektorit ose shefit të departamentit ku bëjnë pjesë problemet e tyre që ndikojnë në ecurinë akademike të SHLNT. Kur mendojnë të ndërpresin apo të përfundojnë shërbimin e tyre, ata duhet të llogarisin ndikimin që do të ketë vendimi i tyre mbi programin akademik të SHLNT.

 

9. Marrëdhëniet e punës me personelin akademik në Shkollën e Lartë  ndërpriten në rastet e mëposhtme:

 

a)Me dëshirën e tij;

  1. Në përfundim të afatit të kontratës së punës;

c)Në rast sjelljesh jo etike dhe shkeljes së disiplinës;

  1. Në rastin e përsëritjes së masave disiplinore të parashikuara në nenin 84 të kësaj rregulloreje

e)Në rast të shkeljes së kontratës së punës;

f) Në raste të tjera të parashikuara nga legjislacioni shqiptar dhe kontrata e  punës.

Neni 84

Dhënia e masave disiplinore

 

  1. Masat disiplinore për të gjithë punonjësit e SHLNT jepen nga Rektori, si rregull me propozim të dekanit/drejtorit të njësisë kryesore apo Kancelarit të SHLNT.

 

  1. Drejtuesi i Zyrës së burimeve njerëzore, Përgjegjësi i departamentit dhe kancelari i njësisë kryesore, kanë gjithashtu të drejtë të propozojnë masa disiplinore për personelin akademik, ndihmës mësimor shkencor dhe administrativ të njësisë që ata drejtojnë. Këto masa ata i propozojnë tek dekani/drejtori i njësisë kryesore dhe në rast mospërputhje, drejtpërdrejt tek Rektori.

 

  1. Masa disiplinore jepet pasi bëhen verifikimet e nevojshme për shkeljen dhe dëgjohen paraprakisht pretendimet e punonjësit. Si rregull, radha e masave disiplinore është:

 

  1. Vërejtje me shkrim
  2. Vërejtje me paralajmërim
  3. Largim nga detyra

 

 

  1. Masa disiplinore “vërejtje me shkrim” shlyhet brenda tre muajve, nëse punonjësi ndaj të cilit është marrë ajo, nuk kryen shkelje tjetër. Masa disiplinore “vërejtje me paralajmërim” shlyhen brenda gjashtë muajve, nëse punonjësi ndaj të cilit është marrë ajo, nuk kryen shkelje tjetër. Pas shlyerjes së masës, punonjësi konsiderohet pa masë disiplinore.

 

Neni 85

Kontrata e punës dhe kushtet e punës

 

1. Kushtet e punës, pushimet, pagat si dhe të drejtat dhe detyrimet e personelit administrativ dhe të personelit akademik me kohë të pjesshme që lindin nga kontrata  e punës përcaktohen në kontratën e punës të nënshkruar ndërmjet palëve. Kjo kontratë hartohet në përputhje me legjislacionin shqiptar për punën dhe me ligjin nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.

 

2. Palët ne kontratën e punës mund të jenë:

 

  1. Rektori/Dekanët/personeli akademik dhe administrativ dhe Drejtuesi i shoqërisë së Shkollës së Lartë ;
  2. Personeli ndihmës dhe drejtuesi i shoqërisë së Shkollës së Lartë.

 

3. Kushtet e kontratës së punës përcaktohen nga të dy palët gjatë negocimit të kontratës, në përputhje me parimet e përgjithshme të Shkollës së Lartë.